[email protected]
Pretendohet rrejshëm se forcat speciale amerikane zbarkojnë në veri të Kosovës
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “GazetaNewborn.info” ka publikuar dje (7 dhjetor) një artikull me titull “Lajmet e fundit: Forcat speciale amerikane zbarkojnë në veri të Kosovës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull rezulton të ketë një titull që paralajmëron një ngjarje të sajuar, e cila nuk sqarohet as në përmbajtje. Në fakt, përmbajtja e artikullit përmban vetëm fjalia “Lajmi në përditsim…”.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk ka gjetur asnjë artikull të ngjashëm të publikuar nga mediume kredibile.

Fakt tjetër shtesë, është që pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia e përdorur nga ky portal i dyshimtë është marrë nga mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”, artikulli i cili paraqet një ngjarje krejtësisht tjetër – që ka të bëjë me hyrjen e pjesëtarëve të KFOR-it në oborrin e një kopshti në Leposaviq.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “GazetaNewborn.info”:

https://gazetanewborn.info/2022/12/07/lajmet-e-fundit-forcat-speciale-amerikane-zbarkojne-ne-veri-te-mitrovice/?fbclid=IwAR2MNERPMDMaXvygKrXHfXJBR9lIwI-07ahC6A3EMlf8oxOt2Ilx_3SSYTY

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja e portalit të dyshimtë “Gazeta Newborn”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë mbi 1 mijë reagime dhe mbi 100 komente. (shih këtu)

Përveç këtij portali të dyshimtë, ky pretendim i pabazuar është shpërndarë edhe në disa faqe tjera në Facebook si “Peja City”, “Evropa Rozë” dhe “Rilindja”.


Fotografia e përdorur në këtë artikull është marrë nga mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-Online.com”, i cili dje (7 shtator) kishte raportuar për hyrjen e pjesëtarëve të KFOR-it në oborrin e një kopshti të fëmijëve në Leposaviq. (shih këtu)


Lidhur më këtë, KFOR-i përmes një komunikate për media bëri të ditur se patrulla gjatë një detyre, ka hyrë aksidentalisht në një parking të një kopshti në Leposaviq. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “GazetaNewborn.info” ka publikuar një artikull me pretendimin se Forcat speciale amerikane zbarkojnë në veri të Kosovës, të cilin nuk e argumenton me asnjë fakt shtesë. Gjithashtu këtij artikulli i mungon përmbajtja.

Përveç kësaj, edhe fotografia e përdorur në këtë artikull nuk përkon me pretendimin e bërë, pasi ajo është marrë nga artikulli i publikuar nga mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”, që kishte raportuar për hyrjen e pjesëtarëve të KFOR-it në një kopsht të fëmijëve në Leposaviq.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others