Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

LIVE: Të fundit nga COVID-19

SHKELZEN OSMANI

Ekipi i “Hibrid.info” monitoron dhe kontrollon në baza ditore informacionet që shfaqen në media si dhe deklaratat e zyrtarëve të cilat publikohen në rrjetet sociale. Në këtë pjesë do të publikohen lajmet e konfirmuara për dhe rreth ngjarjeve që ndërlidhen me pandeminë COVID-19. Lajmet e publikuara do të jenë ato nga bota, rajoni dhe vendi. Në këtë hapësirë do të publikohen do të bëhet konfirmimi i vërtetësisë së këtyre informacioneve.

Facebook dhe Instagram mbyllin 7 milionë llogari që shpërndanin lajme të rreme për Covid-19 (11/08/2020)

Në kuadër të një operacioni kundër lajmeve të rreme, Facebook njoftoi se ka mbyllur më shumë se 7 milionë llogari në këtë platformë si dhe në Instagram, për shkak se shpërndanin informacione të rreme rreth virusit Korona, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Facebook njoftoi për mbylljen e profileve në këto dy platforma, si përgjigje ndaj kritikave se ishin treguar të butë në aspektin e kontrollit të përmbajtjes së postimeve nga përdoruesit.

Facebook dhe Instagram, gjatë këtij operacioni, fshinë edhe rreth 22.5 milionë postime që përmbanin gjuhë të urrejtjes. Këto rrjete sociale fshinë edhe 8.7 milionë postime të lidhura me organizatat ekstremiste, krahasuar me 6.3 milionë në periudhën paraardhëse.

Vegëzat e këtij lajmi të publikuar nga mediat ndërkombëtare:

Facebook says it has taken down 7 million posts for spreading coronavirus misinformation

Facebook says it removed over 7M pieces of wrong COVID-19 content in quarter

Ardian Gjini konfirmon lajmin e rremë për vdekjen e mjekut gjakovar (22/07/2020)

Lajmi për vdekjen e mjekut gjakovar, Ali Tolaj, ka dal të jetë i rremë. Demantimin e këtij lajmi e ka bërë, i cili u shpërnda në disa media, e kanë demantuar spitali regjinal i Gjakovës “Isa Grezda”, përmes një komunikate. “Demontojmë lajmin lidhur me vdekjen mjekut të spitalit tone, ky lajme është propagande dhe lajm i pa vërtetë. Dr.Alia vazhdon të jete në respiratorë, ne lutemi për shëndetin e tij”, thuhet në reagimin e spitalit.

Pre e shpërndarjes së këtij lajm të pa vërtetë, kishte rënë edhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini. 

Lajm i rremë për vdekjen e Adelina Thaçi Meta (19/07/2020)

Në ueb-faqe të dyshimtë që përmban publikime informuese, është publikuar një lajm për gjoja vdekjen e këngëtares, Adelina Thaçi Meta, pas infektimit me virusin COVID-19.

Kjo ueb-faqe e emërtuar “valeta.live” ka publikuar këtë lajm të shkurtër i cili është shpërndarë gjithashtu nga një faqe në rrjetin social “Facebook” të quajtur “Në Kohë”.

Teksti i publikuar titullohej “Rasim Thaçi – Cima humb vajzën e tij Adelina Thaçi nga Koronavirusi?”.

Mirëpo, gjatë kohës së verifikimit nga Hibrid.info, kjo ueb-faqe e ka larguar këtë publikim. Për këtë arsye ne do t’ia sjellim të vetmin dokumentim të tij nga një postim në “Facebook” i bërë nga burri i Adelina Thaçit Meta-s, Bardhyl Meta.

Lajmi i rremë:

Demantmi:

Këtë lajm të rremë e ka demantuar edhe vet burri i solistes, i cili përmes këtij postimi, ka ironizuar këtë publikim.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10159974845219167&set=a.10150209152919167&type=3&theater

CDC nuk e dinte “se do të shpërthejë një pandemi” në nëntor të vitit të kaluar (02/07/2020)

Publikimet e punës së CDC-it amerikan, në postimet në Facebook, si “provë që Qendrat për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Sëmundjeve kanë ditur për pandeminë e përgatitur paraprakisht” janë vërtetuar si të rreme. Po aq e pavërtetë është edhe pretendimi që Anthony Fauci, anëtar i Shtabit të Krizave të Sh.B.A-së, ka zbuluar çdo “të vërtetë të fshehur në lidhje me vaksinat”.

Çmimi i testeve për COVID-19 në Gjermani, nuk është 18.73 Euro (30/06/2020)

Një imazh i faturës në gjermanisht, që pretendon se bëhet fjalë për faturë të testit të COVID-19 që figuron të jetë në vlerë prej 18.74 euro, është publikuar nga disa portale.

Por fatura në foto është lëshuar në të vërtetë për shërbimin e vendosjes së rripave.  

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere