[email protected]
Versioni Delta i COVID-19 ekziston dhe nuk lidhet me valët Delta të zërit
shape
shape
shape

Postimet që thonë se varianti Delta i virusit COVID-19 është i rremë duke e krahasuar atë me valët e trurit Delta që lidhen me gjumin e thellë janë mashtruese.

Dy shembuj të postimeve më përmbajtje të tillë:

https://www.facebook.com/danielle.ahrens.3/posts/4380124792007953

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10159194978746992&set=a.10151912836141992&type=3&theater


Postimi i dytë, në mbishkrim përfshin: “Mediat tuaja të lajmeve, sistemet shkollore, autoritetet mjekësore që shtiren si të tilla, universitetet tuaja etj, po ju helmojnë mendjen me gënjeshtra dhe frikë”.

Në njërin nga këto postime, gjithashtu thuhet: “Ky version quhet ‘Varianti Delat’ sepse ju duhet të jenë tërësisht në gjumë, për ta besuar këtë tregim”.

Mirëpo, këto pretendime janë të paqëndrueshme, pasi që dihet se varianteve të virusit Korona u janë vënë emra alfanumerikë, ku u janë caktuar shkronjat e alfabetit grek për të thjeshtuar diskutimin dhe shqiptimin duke shmangur stigmën. (këtu)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), më 31 maj 2021, pas kritikave që u dhanë shkencëtarëve për emërtimin e varianteve të reja të COVID-19 si varianti i Afrikës së Jugut, përfshirë B.1.351, 501Y.V2 dhe 20H / 501Y.V2, publikoi emrat si “Delta” për të qenë më pak të komplikuara për t’iu referuar.

OBSH u ka bërë thirrje njerëzve të mos përdorin terma që identifikojnë apo stigmatizojnë njerëzit dhe kombësitë. Kjo organizatë gjithashtu ka thënë që njerëzit duhet të shmangin përdorimin e emrave të vendeve në lidhje me variantet e reja. (këtu)

Shkronjat e alfabetit grek, janë përdorur edhe në shumë raste tjera shkencore, si në matematikë, astronomi, etj. Pra nuk është rasti i parë që alfabeti grek shërben për emërtime shkencore. Për shembull. Gama është një valë e tillë e trurit, e cila prodhohet kur dikush është shumë i përqendruar. Valët Beta shërbejnë në rastet kur nevojitet koncentrim dhe angazhim si dhe Alpha, për relaksim. Delta për gjumë të thellë, siç shpjegohet nga Healthline (këtu) dhe Shoqata Amerikane e Psikologjisë (dictionary.apa.org/delta-wave).

Sidoqoftë, përveç shkronjës si karakter, nuk ka asnjë lidhje midis emrave të varianteve dhe emrave të valëve të trurit.

Gjithashtu, përkundër pretendimeve që varianti i koronavirusit Delta nuk ekziston, shkenca thotë të kundërtën. Të gjithë viruset shndërrohen natyrshëm me kalimin e kohës dhe SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen COVID-19, nuk bën përjashtim (këtu). Ndryshimet në kodin gjenetik të virusit janë kryesisht aq të vogla saqë kanë pak ndikim, por ndonjëherë mutacionet mund të sjellin pasoja shqetësuese: për shembull, ato janë më të transmetueshme (këtu).

(Artikulli i plotë nga Reuters)

Share With Others