[email protected]
Edhe një mashtrim për “mikroçipat”: Studimi i universitetit “Columbia” nuk ka të bëjë me vaksinat
shape
shape
shape

Një fotografi e një mikroçipi, të krijuar nga inxhinierët e Universitetit “Columbia”, po qarkullon këto ditë në rrjete sociale, duke pretenduar ta ndërlidhin me konspiracionin e mikroçipit të vendosur në vaksina kundër COVID-19. Ky mikroçip, megjithatë, është ende duke u testuar, nuk është ende për përdorim njerëzor dhe nuk ka asnjë lidhje me vaksinat.

Postimet tregojnë një fotografi të mikroçipit brenda majës së një gjilpëre, me mbishkrime dhe komente që sugjerojnë një lidhje me vaksinën COVID-19. Në përshkrimin e sajuar të këtyre postimeve shkruan: “Sigurohuni që të merrni vaksinën tuaj !!”; “Tani të gjithë e dini pse magneti ngjitet”; “Unë nuk do të marr asnjë vaksinë budallallëku-19”; dhe “Kam dëgjuar se, nëse një person ka marr  vaksinën moderna, atëherë do të ketë mundësi që t’i qëndrojë magneti në krahun ku ishte injektuar”.

Vegëzat e postimeve:

https://www.facebook.com/brandon.cox.5494/posts/10218640604796185

https://www.facebook.com/allen.frioux/posts/247107600521502

https://www.facebook.com/karl.ike.5/posts/4081183398594084

https://www.facebook.com/jeff.mohney/posts/10219684977183004


Disa nga këto postime i referohen “sfidës së magnetit”, ku përdoruesit e mediave sociale filluan të postonin video, duke pretenduar se, në dorën e injektuar po arrijnë të vendosin magnet. Me këtë, këta persona pretendonin se, përmes ngjitjes së magnetit, provojnë se vaksina përmban një mikroçip. Por, një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga shumë kontrollues të fakteve.

Ndërsa, në fotografinë e postuar (studimi i universiteti “Columbia”), përdoruesit përpiqen ta deformojnë dhe keqpërdorin studimin e universitetit amerikan, për ta trajtuar atë si teori konspirative, në shërbim të kauzës kundër vaksinave.

https://advances.sciencemag.org/content/7/19/eabf6312

Mikroçipi i bërë nga studiuesit në “Columbia Engineering” ka një vëllim total më të vogël se 0.1 mm3 dhe përdor ultrazërin për të matur shenjat vitale (aktualisht vetëm temperaturën, por ekipi po punon për më shumë mundësi) për procedurat mjekësore diagnostike dhe terapeutike, siç shpjegohet këtu.

“Ky hulumtim nuk ka asnjë lidhje me Covid-19 dhe vaksinimet. Bëhet fjalë për përmirësimin e një dite të shërimit të plagës dhe trajtimin e mundshëm të sëmundjes”, tha për Reuters Holly Evarts, Drejtoreshë e Komunikimit Strategjik dhe Marrëdhënieve me Mediat në “Columbia Engineering”.

“Është testuar vetëm te brejtësit, jo tek njerëzit – testimi i njerëzve nuk do të ndodhë edhe për një kohë”, shtoi ajo.

Duke adresuar shqetësimet në lidhje me këtë çip, për pretendimin se i njëjti funksionon me teknologjinë “wireless” (pa tela), Ken Shepard, profesor i inxhinierisë elektrike dhe biomjekësisë në Universitetin “Columbia” dhe studiues i projektit (këtu), i tha Reuters përmes emailit që pajisja nuk përdor elektromagnetikë “komponentë që shërben zakonisht në teknologjinë wireless”. Ai shpjegoi se në vend të kësaj, çipi ai përdor ultrazërin, që do të thotë se “duhet të bashkëveproni me një pajisje të imazhit me ultratinguj që çipi të funksionojë ose të komunikojë”.

https://www.engineering.columbia.edu/faculty/ken-shepard


Analiza:

I rremë. Mikroçipi në foto është krijuar nga studiuesit në Columbia Engineering për matjen e shenjave vitale për trajtimin dhe diagnostikimin e gjendjeve mjekësore dhe nuk është i lidhur me vaksinat COVID-19. Ende nuk është testuar te njerëzit, e lëre më të aprovohet për përdorim njerëzor.

(Kontroll i fakteve nga Reuters)

Share With Others