Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk do të ketë masë të re për mbyllje

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Kosova mbyllet në këtë orë, dalin masat e reja kufizuese”.

Artikulli i publikuar nga ky portal i dyshimtë përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtjen e këtij shkrimi gjendet postimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmes rrjetit social Facebook njoftoi të dielën se masat e marra anti-covid kanë ndikuar në uljen e 15 për qind të numrit të rasteve pozitive. Ndërsa sa i përket vaksinës anti-covid, ai tha se si pjesë e koalicionit COVAX, Kosova pret të marrë vaksina për 20% të popullsisë.

“Specialja.com” ka përdorur postimin e Kryeministrit të Kosovës, të cilit i ka vënë titull të rremë, në mënyrë që të tërheqë sa shumë lexues.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2020/12/13/kosova-mbyllet-ne-kete-ore-dalin-masat-e-reja-kufizuese/?fbclid=IwAR0xd9VyOYx6RrCj9k4vDWTu92uzOugAZWQKHmvju_MNVMVIHcPpoyJB4qA


Pretendimi në titullin e këtij artikulli të “Specialja.com”, siç mund të vërehet nuk përputhet fare me atë që paraqitet në përmbajtje, pra me njoftimin e kryeministrit Hoti.

“Do të monitorojmë situatën dhe mbikëqyrim zbatimin e masave. Do të punojmë ngushtë me komunat dhe me të gjitha grupet për të kërkuar bashkëpunim dhe respektim të masave. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj qytetarët për respektimin e masave dhe i lus të respektojnë këshillat e mjekëve. Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve”, shkroi ndër të tjerash Hoti në Facebook.

Postimi i Hotit në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3908368079224517


Analiza:

Në postimin e Hotit në Facebook nuk përmendet se janë marrë masa të reja si pasojë e pandemisë COVID-19, ashtu siç thuhet në titullin e artikullit të “Specialja.com”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe  “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere