[email protected]
Mediat pro-Kremlin dhe dezinformatat rreth krizës në kufirin Poloni-Bjellorusi
shape
shape
shape

Artikull nga EU vs Disinfo



Instrumentalizimi sistematik dhe cinik i migrantëve për qëllime politike nga regjimi i presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, po ndodhë në kohën kur po vazhdojnë fushatat e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit. Ndërkohë, mes ngritjes së nivelit të pranisë ushtarake të Rusisë përgjatë kufijve të Ukrainës, media pro-Kremlinit kthehet në retorikë gjithnjë e më luftarake drejtuar NATO-s dhe Ukrainës.

Prania e vazhdueshme e medias ruse të kontrolluar nga shteti, duke raportuar pranë kufirit mes Polonisë e Bjellorusisë, po e mbështesin përpjekjen cinike të regjimit të Lukashenko-s për të instrumentalizuar migrimin.

Së bashku me homologët e tyre bjellorusë, mediat pro-Kremlinit lehtësuan dhe shfrytëzuan mundësitë për të diskredituar BE-në ndërkombëtarisht, për të njollosur Poloninë dhe për të shkëputur vëmendjen nga historia e tmerrshme e të drejtave të njeriut të regjimit të Lukashenko-s (kliko këtu). Trendi me dezinformata ende po vazhdon duke:

  • pretenduar se sanksionet e BE-së kundër regjimit të Lukashenko-s ishte “jo legjitim”;
  • akuzuar Poloninë për provokim dhe dhunë ndaj migrantëve;
  • supozuar se Polonia ishte e “pavullnetshme” në zgjidhjen e situatës bashkërisht me Bjellorusinë.

Mesazhe të tilla dezinformuese nuk janë të reja; ato kanë qarkulluar në mediat bjelloruse të kontrolluara nga shteti dhe pro-Kremlinit që nga fundi i verës 2021, pasi Minsku zyrtar vuri në lëvizje skemën e tij ndërkombëtare të kontrabandës së emigrantëve (kliko këtu).

Megjithatë, një rregull i mirë i përgjithshëm është se sa më e gjatë të jetë fushata e dezinformimit, aq më shumë priret drejt ekstremeve. Kjo u bë e dukshme kohët e fundit, kur mediat e kontrolluara nga shteti bjellorus, e ndjekur nga mediat pro-Kremlinit, filluan të akuzojnë Poloninë për përdorimin e armëve kimike (kliko këtu) dhe shpërthyer me ujë të helmuar mbi emigrantët në kufi.

Rryma e pafund e dezinformatave rreth situatës së migracionit në kufijtë lindorë të BE-së ilustron se manipulimi i informacionit është një element kyç që lye rrotat e regjimit të paligjshëm të Lukashenko-s dhe përpjekjes së tij për të mbajtur pushtetin.

Përshkallëzimi i retorikës mbi NATO-n, Ukrainën

Baza e të dhënave EUvsDisinfo përmban mbi 1,100 shembuj të pretendimeve dezinformative pro-Kremlinit për NATO-n, duke aluduar se Aleanca (dhe Perëndimi në një kuptim më të gjerë) po “provokon” dhe “rrethon” Rusinë.

Kohët e fundit, mes shqetësimit ndërkombëtar në rritje (kliko këtu) mbi ngritjen ushtarake të Rusisë përgjatë kufirit ukrainas, mediat pro-Kremlinit kanë përshkallëzuar një retorikë të tillë duke pretenduar se NATO është rusofobe dhe një kërcënim për njerëzimin; se po organizonte “provokime” pranë Krimesë, duke përdorur instrumente hibride të luftës në Detin e Zi; dhe se po shkelte parimet e Aktit Themelues NATO-Rusi.

Së bashku erdhën mesazhet se SHBA po shtynte Ukrainën dhe Evropën në konfrontim me Rusinë dhe kërkonte një “luftë të vogël” me anë të përfaqësuesit për të gjoja shkëputur vëmendjen nga politikat e saj në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore. Në të njëjtën kohë, Ukraina vazhdoi të portretizohej si një viktimë e pafuqishme “në prag të kolapsit” dhe një agresor i përhershëm, duke u përpjekur të tërhiqte Rusinë në luftë.

Një mesazh i tillë i ngjan retorikës së Kremlinit në fillim të këtij viti, kur Rusia grumbulloi gjithashtu një numër të madh trupash dhe pajisjesh ushtarake pranë Ukrainës. Ai gjithashtu ilustron sesi përdoret dezinformata për të mbështetur (ose turbulluar) qëndrimin ushtarak të Rusisë, për të mos përmendur operacionet armiqësore në terren.

Share With Others