[email protected]
Video e falsifikuar që paraqet rrejshëm kapitullimin e Zelensky-t, fshihet nga Facebook, YouTube e Twitter
shape
shape
shape

Video e rreme (Deepfake), që është shpërndarë brenda 24 orëve nëpër rrejte sociale, duke pretenduar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka pranuar dorëzimin (kapitullimin), është fshirë nga mediat sociale.

Pas Facebook-ut e YouTube (këtu), hibrid.info e ka vërtetuar se kjo video është larguar edhe nga  Twitter (këtu), duke u konsideruar si përmbajtje e rreme.

Kjo video Deepfake u përhap gjerësisht në internet të mërkurën, siç u vu re nga mediumi kanadez Vice (këtu). Në videon, të cilën e kanë shqyrtuar shumë kontrollues të fakteve, në mesin e tyre edhe hibrid.info,  Zelensky duket se qëndron pas një podiumi presidencial dhe përballë një sfondi, ku të dyja shfaqin stemën e Ukrainës. I veshur me një këmishë jeshile, Zelensky flet në ukrainisht, duke u thënë se u thotë ukrainasve që të ulnin armët e tyre në luftën javore kundër Rusisë.

Sipas Vice.com, mediumi ukrainas “Ukraine 24” ka bërë të ditur se faqja e tyre në internet është hakuar të mërkurën (16 mars) dhe është vendosur kjo video e rreme, teknologjikisht e manipuluar, që në terminologjinë e kontrollit të fakteve quhet si “Deepfake” apo në shqip “Rrenë e thelluar”. Pra në këtë video është manipuluar në mënyrë teknologjike, duke pretenduar të paraqitet një deklaratë e presidentit të Ukrainës në mënyrë të falsifikuar.

“Linja e kanalit televiziv “Ukraine 24” dhe faqja e internetit “Sot” u hakuan nga hakerat e armikut dhe transmetuan mesazhin e Zelenskyy për gjoja ‘kapitullim”❗️❗️❗️ KJO ËSHTË E rreme! E rreme!’ thuhet në postimin e Ukrainës 24.


Deklarata e falsifikuar e Zelenskit:

Të dashur ukrainas! Të dashur mbrojtës! Të jesh president nuk ishte aq e lehtë. Më duhet të marr vendime të vështira. Në fillim vendosa të kthej Donbasin. Është koha për të parë në sy. Nuk funksionoi. Ajo vetëm u përkeqësua. Shumë më keq. Nuk ka më nesër. Të paktën tek unë. Dhe tani vendos t’ju them lamtumirë. Ju këshilloj të lini armët dhe të ktheheni në familjet tuaja. Ju nuk duhet të vdisni në këtë luftë. Unë ju këshilloj të jetoni, dhe unë do të bëj të njëjtën gjë.


Vegëza e videos së falsifikuar “Deepfake” e postuar në faqen e mediumit Ukraine 24:

https://www.facebook.com/www.ukraine24.ua/photos/a.702717339921673/1847515118775217/?type=3


Pra reagimi i këtij mediumi dhe finesat në deformimin e imazhit, tregojnë se kjo është një video që nuk paraqet realitetin, pra është e falsifikuar apo Deepfake.

Deepfake – të cilat kombinojnë termat “të mësuarit e thellë” dhe “të rreme” – janë video dhe audio me pamje bindëse, por false. Të krijuara duke përdorur teknologjinë më të fundit dhe relativisht të qasshme të Inteligjencës artificiale dhe machine learning (AI), ato synojnë të tregojnë, në mënyrë të falsifikuar, një person të vërtetë duke thënë ose bërë diçka që, në fakt, nuk ka ndodhur (këtu).

Share With Others