Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën…
[ ARTIKULLI ]

Gjermania vendi me më së shumti sulme në BE nga propaganda ruse

HIBRID

Rusia ka sulmuar Gjermaninë më shumë se çdo vend tjetër në Bashkimin Evropian në përpjekjet e saj të dezinformimit, thuhet në një raport i ri nga blloku 27-anëtarësh.

“Asnjë vend tjetër anëtar i BE-së nuk po sulmohet më me shunë sesa Gjermania“, thotë raporti i botuar më 9 mars nga shërbimi diplomatik i BE-së në Bruksel.

Raporti thotë se “fushatat sistematike” janë krijuar nga niveli politik dhe përmes mediave të afërta me pushtetin në Rusi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, hodhi poshtë këto pohime të BE-së, duke i quajtur ato “qesharake”.

Raporti vjen pas akuzave të Shteteve të Bashkuara drejtuar Rusisë për një fushatë të koordinuar dezinformimi të krijuar për të minuar besimin në vaksinat e virusit Korona në SHBA dhe shtetet perëndimore.

BE thotë se që nga fundi i vitit 2015, më shumë se 700 raste me dezinformime të tilla janë mbledhur në Gjermani në bazën e të dhënave “EU vs Disinfo”.

Edhe Franca ishte shënjestër me më shumë se 300 raste, pasuar nga Italia me rreth 170 raste, thuhet ndër të tjera në këtë raport të BE-së.

“Kremlini është duke e krijuar një imazh për Gjermaninë duke pretenduar ta paraqes një realitet se në këtë vend ka zëra të konsiderueshëm që promovojnë ‘Rusofobinë’ irracionale”, thuhet në raport.

Duke përshkruar gjetjet e raportit si “jo të habitshme”, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se zhvillimi i lidhjeve midis shoqërisë civile në Gjermani dhe Rusi do të ndihmonte që informacioni i rremë për vendin e tij të binte në vesh të shurdhër.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere