Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Mourinho nuk ka shkruar në Twitter për Kombëtaren e Shqipërisë, llogaria nuk është zyrtare

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Është pretenduar se trajneri portugez, Jose Mourinho ka lavdëruar në një postim në Twitter kombëtaren shqiptare të futbollit për paraqitjet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Pretendimi është publikuar nga mediume të shumta në gjuhën shqipe të enjten (20 qershor) dhe të premten (21 qershor).

Por cila është e vërteta për këtë postim?

Jose Mourinho nuk ka llogari në Twitter. Postimi është bërë nga një llogari me emrin “Iconic_Mourinho” më 19 qershor, pasi Shqipëria barazoi 2:2 me Kroacinë.

Nuk ka fakte se prapa kësaj llogarie qëndron trajneri i famshëm 61-vjeçar.


Vegëza e postimit të “Iconic_Mourinho” në Twitter:


Postimi i plotë, i përkthyer nga gjuha angleze:

“Shqipëria është një nga befasitë më të këndshme që kam parë. Në grupin e vdekjes, zero pritje, stadiume të stërmbushura, lojë të mirë, me trajner të rastësishëm brazilian, gol në 20 sekonda, gol në minutën e fundit, ende në garë. Nuk e kemi parë këtë që nga Kosta Rika 2014. Kulmi i futbollit”.


Si u raportua në mediat në gjuhën shqipe?

Ky postim në Twitter, pa konfirmim se është llogari e vetë Mourinhos, është publikuar nga disa mediume në gjuhën shqipe.

Në një kërkim në “google.com”, makinë online kërkimi, me togfjalëshin: “Jose Mourinho Shqipëria” del lista e mediumeve që kanë përdorur postimin që pretendohet pa fakte se është bërë nga trajneri i famshëm. Hibrid.info ka verifikuar një nga një të gjitha këto postime. Lista e mediumeve që është gjetur se e kanë përdorur këtë postim për të publikuar artikull: shqiptarja.com, gazetadita.al, top-channel.tv, abcnews.al, newsbomb.al, gazeta-shqip.com, botasot.info, syri.net, gazetatema.net, shqiptarja.com, kosovapress.com, voxnews.al, dosja.al, dritare.net, joq-albania.com, ata.gov.al,

Ky postim në Twitter, u përdor edhe nga llogari e faqe në Facebook. Postimet morën mijëra pëlqime e dhjetëra komente.


Trajneri i Fenerbahçes nuk ka llogari në rrjete tjera sociale, pos Instagramit. E në Instagram ai nuk ka postuar ndonjë koment për Kombëtaren e Shqipërisë. Në llogarinë zyrtare në Instagram, Mourinho ka 5.4 milionë ndjekës. E llogaria në Twitter, që është marrë për bazë për deklaratë të Mourinhos, ka 67 mijë ndjekës.


Analiza:

Një postim në llogarinë me emrin “Iconic_Mourinho” në Twitter, me lavde për kombëtaren shqiptare të futbollit, është publikuar nga mediume në gjuhën shqipe si deklaratë e trajnerit portugez Jose Mourinho.

Llogaria nuk është zyrtarisht e trajnerit të famshëm.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “të paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere