[email protected]
Kurti nuk ka deklaruar ashtu siç pretendohet në titullin e artikullit të verifikuar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “Albin Kurti: Ska me pas kurrë Jugosllavi të re, populli është me mua”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info del që titulli i këtij artikulli të jetë i rremë, pasi nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që u mbajt dje (29 korrik ) në Maqedoninë e Veriut, që deri tani njihej si “mini-Shengeni” Ballkanik.

Megjithatë, në këtë artikull nuk ka asnjë deklaratë të bërë nga vetë Kurti siç pretendohet rrejshëm në titull se gjoja ai ka thënë se “ska me pas kurrë Jugosllavi të re, populli është me mua”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/29/shperndajeni-albin-kurti-ska-me-pas-kurre-jugosllavi-te-re-populli-eshte-me-mua/?fbclid=IwAR3NPi8z1BPDofQxqkB0hdPzmUwan5zmLaSeZwuOZoX9QRSkgtU8sSq63Tk

I vetmi reagim për këtë çështje ishte përgjigja me shkrim për Radion Evropa e Lirë, nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës, ku tha se “qëndrimet për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘mini-Shengen’, tashmë janë të njohura”.

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore), sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje.

Vegëza e artikullit autentik e publikuar nga “evropaelire.org”:

https://www.evropaelire.org/a/qeveria-kosoves-iniciativa-novi-sadit-nuk-ka-miratimin-tone/31383645.html


Megjithatë, Kurti në këtë rast nuk ka deklaruar atë që pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “readkoala.com”, por çështjen e Jugosllavisë e ka përmendur në shkurt të vitit 2020 në emisionin “Rubikon” në KTV, duke thënë se Minishengeni Ballkanik është një intencë e Serbisë për Jugosllavinë e katërt, që sipas tij ajo ide paraqet rreziqe.

“Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve. Mendoj se ka qenë shumë më i relaksuar para dy viteve se sa që ka qenë sot, e sot Rama është më i vëmendshëm se sa që ishte para një viti. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente”, ka thënë Kurti.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar më 12 shkurt 2020 në “koha.net”:

https://www.koha.net/arberi/208361/kurti-intenca-e-serbise-me-minishengenin-ballkanik-eshte-jugosllavia-e-katert/


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar, duke pretenduar rrejshëm se gjoja Kurti ka thënë se “Ska me pas kurrë Jugosllavi të re, populli është me mua”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others