Të fundit | Publikohet deklaratë e rreme që i atribuohet Wolfgang Petritschut për Albin… Të fundit | Rusia intensifikon narrativat për Kosovën: viktimizimi i serbëve, delegjiti… Të fundit | Vazhdon të publikohet videoja e gjeneruar me IA që paraqet rrejshëm Trumpin… Të fundit | Si mund të përdoren filmat e animuar për propagandë Të fundit | Pretendimi konspirativ se serbët në Kosovë do ta “paguajnë çmimin” për gjyk… Të fundit | Pretendimi i pabazuar se një “top zjarri” u lëshua nga Kosova drejt Serbisë Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se pretendimi paraqet opinion të Baton Haxhiut

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull i titulluar “Gjilanin e fiton LDK-ja në balotazh”.

Kjo përmbajtje me këtë titull është publikuar të dielën (14 shtator) nga një portal online me emrin “mediafokus.info”.

Çka nuk shkon me titullin?

Hibrid.info gjeti se pretendimi për fitoren e LDK-së në Gjilan paraqet një opinion, gjë e cila nuk bëhet e qartë në titull.


Në kreun e titulli shkruan se, “Sonte në Pressing po diskutohet për zgjedhjet lokale dhe gjasat e partive nëpër komuna.”

Ndërsa nga fjalia pasuese kuptohet se pretendimi në titull paraqet opinionin e Baton Haxhiut, njërit nga panelistët në studio në këtë diskutim.

Citatet e Haxhiut në artikull prej nga është marrë pretendimi i paraqitur:

“Podujeva i takon Ekrem Hysenit, por në balotazh. Te Prishtina abstenoj me thonë se kush shkon në balotazh, sepse votat dot ë jenë me 1 për qind, dallim për tre kandidat. Gjithashtu nuk besoj shumë se kujt do t’i shkojnë votat e të tretit të balotazhit, pasi që armiqësia mes tri partive, është e njëjtë.

Përparësitë e LDK janë: Istogu, Vitia, Lipjani: unë mendoj që Imri Ahmeti nuk e ka fare problem. Besnik Osmani në Fushë Kosovë, Ekremi në Podujevë, Gjilan në baltoazh do të ffitojë LDK, në Pejë gjithashtu dhe në Obiliq”.


Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur videon e emisionit të publikuar në kanalin zyrtar të televizionit “T7”, ku transmetohet ky format televiziv dhe ka konfirmuar vërtetësinë e deklaratës së Baton Haxhiut, për të cilën është raportuar në artikullin e trajtuar (shih këtu, 01:23:36).

Zgjedhjet lokale në komunat e Kosovës, do të mbahen më 12 tetor të vitit 2025, ndërsa fushata politike ka nisur të shtunën (13 shtator), që do të thotë se ende nuk ka konfirmim zyrtar për rezultatet e zgjedhjeve në komuna (shih këtu).

Gjithashtu, hibrid.info përmes hulumtimit me anë të makinës së kërkimit “Google”, nuk ka gjetur asnjë sondazh kredibil të publikuar, që do të jipte një pasqyrë paraprake për rezultatin e kandidatëve për kryetarë komunash në Kosovë (shih këtu).


Analiza:

Titulli ka paraqitur opinionin e panelistit Baton Haxhiu për rezultatin e zgjedhjeve në komunën e Gjilanit, si fakt të konfirmuar.

Në titull nuk tregohet se bëhet fjalë për parashikim.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere