[email protected]
Titulli nuk sqaron se për gazetarin e cilit shtet bëhet fjalë
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (30 korrik) një artikull me titull “Vdes gazetari i njohur”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se për gazetarin e cilit shtet bëhet fjalë, prandaj si i tillë, konsiderohet si titull përgjithësues.

Lajmi sqarohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, kur thuhet se, “Branimir Dopuđa, gazetar dhe redaktor i Radio Televizionit Kroat, ka vdekur, njoftoi HRT”.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit se lajmi ka të bëjë me ndonjë gazetar në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/683068/vdes-gazetari-i-njohur/?fbclid=IwAR1Xi2Qn0Ji1UJ58r7sUnkJfeCnAKZt7ns8ZeT2RCLaHnXQTuHzd9HzQqfo


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi kroat “HRT” që kishte njoftuar për vdekjen e gazetarit Branimir Dopuđa. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me vdekjen e gazetarit kroat, por që në titull nuk sqarohet se për kë bëhet fjalë.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vdekjen e gazetarit, nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë gazetar në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others