Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet video-material me përmbajtje të rreme për një pandemi të re

HIBRID

Llogaria në TikTok, me emrin “lumjanana009”, ka publikuar dje (11 maj), një video-material, në të cilin pretendohet për ekzistimin e një virusi aktual, i cili vlerësohet si i rrezikshëm.

Në përmbajtje pretendohet për një pandemi të quajtur “Axar” e cila, siç shkruhet, ka arritur në Kinë dhe që, sipas këtij pretendimi, do të marrë jetën e miliona njerëzve.

Në video-material shihet një imazh i marrë nga mediumi shqiptar “Top Channel”, ku tregohet për virusin e rrezikshëm në Kinë që ka marrë jetën e 17 personave.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se pretendimet për një virus me emrin “Axar” janë të paverifikueshme, ndërsa imazhi i marrë nga “Top Channel”, është i fillimit të periudhës së shfaqjes së virusit “Covid-19”.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lumjanana009”:

https://www.tiktok.com/@lumjanana009/video/7231969327317126427

Ky video-material i publikuar nga llogaria “lumjanana009” në TikTok, deri në këto momente, ka arritur të grumbullojë mbi 60 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit online, hibrid.info ka arritur të gjejë listën e sëmundjeve infektive të përhapura aktualisht, në faqen e “Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” (CDC), agjenci shtetërore e SHBA-ve. Në listën e shpallur, në asnjërën prej sëmundjeve të përhapura infektive, nuk figuron virusi i pretenduar në video-material, me emrin “Axar”. (shih këtu)


Po ashtu hibrid.info ka arritur të gjejë videon e publikuar në kanalin zyrtar të Top Channel, në Youtube, më datën 23 janar të vitit 2020, në të cilin vërtetohet se imazhi i përdorur në video-materialin e “lumjanana009”, tregon për përhapjen e virusit “Covid-19”, në Kinë. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se video-materiali i publikuar nga llogaria “lumjanana009” në TikTok, është i montuar.

Autori i video-materialit, pretendon për një sëmundje infektive me emrin “Axar”, të përhapur në Kinë. Për ta mbështetur pretendimin, në video material është përdorur një imazh nga një video e publikuar në “Top Channel”, në të cilin raportohej për përhapjen e “Covid-19”, në Kinë, në vitin 2020.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin në këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere