Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nga titulli dhe fotografia mund të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në një vend shqipfolës

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (26 prill) një artikull me titull “Çifti i të moshuarve gjenden të vdekur në banesë, policia arreston djalin e tyre”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, pra nuk tregohet vendndodhja e ngjarjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “një çift bashkëshortësh janë gjetur të vrarë në një apartament në Verona në Itali. Viktimat janë Giampaolo Turazza dhe Vilma Vezzaro , përkatësisht 75 dhe 73 vjeç”.

Përveç titullit jo sqarues, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të paraqitet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.

Duke pas parasysh se portali i lartcekur është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/673140/cifti-i-te-moshuarve-gjenden-te-vd-ekur-ne-banese-policia-arreston-djalin-e-tyre/?fbclid=IwAR0E64pBj_SHr1eqsVgTuJfdp4LXc0ntBIWNXrfAljezbaQwhc2t8APae_U


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me një çift bashkëshortësh gjetur të vrarë në një apartament në Verona në Itali, Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin italian (këtu)


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje ku bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur në Verona të Italisë.

Përveç titullit përgjithësues, artikulli përmban edhe fotografi jo adekuate, pasi në të shfaqet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës

Mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere