Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në SHBA

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar dje (20 nëntor) një artikull me titull “Reperja 27-vjeçare vret menaxherin në mes të rrugës: Ishte vetëmbrojtje”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Reperja Key Vhani akuzohet për vrasjen e agjentit të saj më 9 tetor. Një kamera sigurie regjistroi momentin kur 27-vjeçarja qëlloi dhe vrau agjentin e saj në mes të rrugës në Miami, SHBA”.

Duke e ditur se ky portal informativ shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Insajderi.org”:

https://insajderi.org/reperja-27-vjecare-vret-menaxherin-ne-mes-te-rruges-ishte-vetembrojtje/?fbclid=IwAR21_AJWZxRWYFBFflRyW8l6x2-v8zAigyPFERXOpzGX3E0z0k5DOSemFWU

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumet e huaja që kanë raportuar në lidhje me këtë ngjarje në SHBA. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar artikull me titull përgjithësues, duke mos sqaruar se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Ky portal i cili vepron në Kosovë dhe lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë ky lajm, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja kanë ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere