Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia që paraqet dy ushtarë me revole drejt një foshnje, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

HIBRID

Një faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, ka postuar me datë 17 nëntor një imazh ku shihen dy ushtarë duke drejtuar revolen drejt një fëmije.

Këto pamje pretendohen të jenë aktuale nga konflikti Izrael-Hamas, në një spital në Gaza.

Pas analizimit të fotografisë vërehen detaje që nuk përkojnë me një fotografi reale dhe e njëjta tregon shenja të Inteligjencës Artificiale.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “SFEFP”:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=122110954874102497&set=a.122094080966102497


Pasi të analizohet pamja nga afër vërehen deformime në duart e foshnjës, në gishtin e ushtarit që e ka të vendosur në revole, si dhe në sytë e të dy ushtarëve.

Hibrid.info ka analizuar fotografinë me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale. Pas analizës së kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit Hive Moderation rezulton që imazhi është prodhuar 99.4 për qind me inteligjencë artificiale. (shih këtu)


Analiza:

Nëpërmjet një fotografie ku shihen dy ushtarë duke i drejtuar revolen një foshnje pretendohet se paraqitet si situatë aktuale në një spital në Gaza.

Pas analizimit të fotografisë nga afër vërehen shenja të caktuara që sugjerojnë që imazhi është krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere