Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Turqia nuk e ka marrë me qira portin Al-Khums në Libi siç pretendohet

FESTIM RIZANAJ

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” me datë 18 gusht ka publikuar përmbajtje me pretendimin se “Turqia ka marre me qira Portin Khums në bregdetin e Mesdheut të Libisë për të krijuar një bazë ushtarake për 99 vjet”.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve bazuar në hulumtimin e kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se një pretendim i tillë është demantuar nga zyrtarët e shtetit të Libisë.

Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/Reis1954/posts/pfbid0GP88u7Z1WsxsCs8jrnE4wKbbErGeX8Twme5WHFtgjgPFGiF6FbssfMk6Aetcpdxol

Kontrollues i fakteve nga Turqia “dogrulukpayi.com” bëjnë të ditur se fillimisht u shfaqën në një postim të paspecifikuar në Twitter nga llogaria “Sanayi Savunma” TR (e cili më vonë e hoqi postimin e llogarisë), u shpërndanë dhe u raportuan brenda një kohe të shkurtër.

Komuna Al-Khums mohoi lajmin se porti i tij i është dhënë me qira Turqisë për një periudhë 99-vjeçare.

Në një prononcim  për Anadolu Agency zëdhënës i Qeverisë së Libisë, Mohammed Hammude i mohoj pretendimet për dhënien e portit Al-Khums një shtetit të huaj me qira.  

“Qeveria e Libanit mohoi të enjten raportet se i kishte dhënë me qira një port një vendi të huaj për qëllime ushtarake.

“Thashethemet se shteti i Libanit ka hequr dorë nga porti Al-Khums ose se porti do të përdoret si bazë ushtarake nga një vend i huaj janë të pabaza”.


Analiza:

Nga kontrolli i fakteve dhe analiza e tyre rezulton se pretendimi i bërë nga faqja në Facebook me emrin “The Reis” për marrjen me qira të portit Al-Khums në Liban nga Turqia është i pabazë.

Një pretendim të tillë e kanë mohuar institucionet zyrtare të nivel qendror dhe lokal të shtetit të Libisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere