Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Opinioni paraqitet si lajm

HIBRID

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull duke e paraqitur si “lajm i papritur” me pretendim se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u dorëzua duke pranuar Serbinë si hisedare në Kosovë.

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, është vërejtur se titulli i këtij artikulli është ndryshuar dhe, si rezultat, nuk përputhet me përmbajtjen.

Në titull lë të kuptohet se Kurti është dorëzuar para Serbisë, ndërsa në përmbajtje vërehet se ky nuk është një lajm, por vetëm një opinion i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”:

https://postlajme.net/57252?3&fbclid=IwAR2akZCLiMC3j33kfDi8GWyGmwaFRmlCND_Qud2_O6WU9QhzZz7mTbBvnq4
https://postlajme.net/57252?3&fbclid=IwAR2akZCLiMC3j33kfDi8GWyGmwaFRmlCND_Qud2_O6WU9QhzZz7mTbBvnq4

Artikulli i publikuar nga “postlajme.net” është shpërndarë edhe në Facebook, nga faqja “33shi.com”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/33shi/posts/723146101953111


Molliqaj në profilin e tij zyrtar në Facebook ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM.

Kryetari i PSD-së shkroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dorëzuar pasi, sipas tij, ai po e pranon Serbinë si ‘hisedare’ në Kosovë, duke qenë se, siç shprehët Molliqaj, po negociohet për çështjet e brendshme të Kosovës.

Vegëza e postimit të Molliqajt në Facebook:

https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/403245774583598


Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” e ka publikuar këtë opinion të Molliqajt, por në titull nuk bëhet e qartë se nga kush është thënë, dhe lë vend për keqkuptim duke e paraqitur dorëzimin e Kurtit karshi Serbisë si një lajm që ka ndodhur tashmë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, artikulli i publikuar nga “postlajme.net” merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere