Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për vërshimet në Prishtinë, paraqitet gabimisht me anë të një imazhi të përmbytjeve në Shkodër

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull që ka raportuar për vërshime në Prishtinë.

Lajmi është publikuar sot (20 maj) nga “albinfo.ch”, portal në gjuhën shqipe, që operon në Zvicër.

Por, pas kontrollit nga hibrid.info, është gjetur se imazhi me anë të së cilit është paraqitur lajmi, nuk shfaq pamje nga Prishtina.

Bazuar në rëndësinë që paraqet fotografia në tekstet e gazetarisë digjitale (shih këtu), hibrid.info vlerëson se në këtë rast, audienca mund ta marrë si të saktë fotografinë e paraqitur në këtë artikull.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “albinfo.ch”:

https://archive.is/0bUKL


Nga përmbajtja e artikulit, kuptohet se portali në fjalë, i është referuar një artikulli, të publikuar në “koha.net”, të cilin hibrid.info e ka gjetur përmes makinave të kërkimit (shih këtu).

Derisa informacioni i paraqitur në tekst, është i konfirmuar, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia, që shfaq pamjet e vërshimeve në këtë artikull, nuk tregon momentet kur kjo ngjarje ka ndodhur në Prishtinë.

Pas hulumtimit nga hibrid.info, në bazë të një artikull i publikuar në vitin 2017, nga portali “klankosova.tv”, është vërtetuar se imazhi në fjalë shfaq momentet e përmbytjeve në qytetin e Shkodrës, në Shqipëri (shih këtu).


Analiza:

Fotografia me anë të së cilës është paraqitur lajmi për vërshimet në Prishtinë, nuk është e saktë.

Gjetjet nga hibrid.info tregojnë se imazhi i paraqitur në artikullin e portalit “albinfo.ch”, shfaq pamje nga qyteti i Shkodrës, gjatë përmbytjeve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere