Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që shfaq dronin e vjetër 2800 vite, është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

HIBRID

Llogaria në Facebook me emër “Shkumbin Muriqi” si dhe faqja “Kosova Neës” kanë publikuar (7 dhe 9 mars) një imazh me mbishkrimin “Sanxingdui ( Model Droni e gjetur ne njeren nga arhivat e nje tempulli ne afersi te kufirit Kine- Pakistan ) Prototip Droni  i vjeter 2800 vite”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk është i saktë dhe se ky imazh nuk është i vërtetë, pasi që ato janë gjeneruar përmes inteligjencës artificiale nga një llogari në platformën kineze “Ixigua”.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Shkumbin Muriqi” dhe “Kosova News”:

https://archive.is/8GUO8

https://archive.is/zmUfb


Hibrid.info pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”ka arritur të gjejë një video të publikuar në platformën kineze të shkëmbimit të videove në internet “Ixigua” që sqaron se pamjet që qarkullojnë në rrjet janë imagjinare dhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale. (shih këtu)

Screenshot nga video e publikuar në platformën kineze “Ixigua”, me përshkrimin e përkthyer në shqip.


Në këtë video shihen pamjet e njëjta, ndërsa në titull sqaron se “Avioni Sanxingdui #Bronze #ai krijimi #Sanxingdui #Archaeology # është thjesht imagjinarë, ju lutemi mos e merrni seriozisht”.


Hibrid.info duke përdorur aplikacionin për verifikimin e imazheve të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale “Aiornot.com”, ka vërtetuar se imazhi “ka të ngjarë të jetë AI”. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Duke përdorur një imazh të gjeneruar me Inteligjencë artificiale, një llogari dhe një faqe në Facebook kanë pretenduar se janë imazhe të një droni të vjetër rreth 2800 vite të gjetur në një tempull në afërsi të kufirit Kinë-Pakistan.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron dhe se imazhi nuk është real.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë përmbajtje e vlerëson si “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere