Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Haradinaj nuk ka komentuar lidhur me zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një fotografi ku shfaqet Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me mbishkrimin që pretendon se ai ka akuzuar Albin Kurtin dhe shërbimet serbe se kanë ndërhyrë gjatë fushatës në Maqedoninë e Veriut për ta larguar nga skena politike themeluesin e UÇK-së, Ali Ahmeti.

Kjo përmbajtje është publikuar të hënën (20 tetor) në Facebook nga një llogari me emrin “Lajme Nga Bota”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info nuk ka identifikuar asnjë burim që të konfirmojë se Haradinaj ka bërë publikisht një deklaratë të tillë.

Në bazë të përmbajtjes së komenteve që janë bërë në këtë postim, mund të vlerësohet se lexuesit mund ta marrin si të vërtetë këtë pretendim.


Hibrid.info ka hulumtuar në publikimet e ditëve të fundit në llogarinë e Haradinajt në Facebook, por nuk ka gjetur postime nga ai, ku do të mund të konfirmohej deklarata e pretenduar (shih këtu).

Kërkimi për këtë pretendim u realizua edhe me anë të makinës së kërkimit, “Google”. Nga rezultatet e kërkimit nuk u shfaq asnjë burim kredibil që do ta vërtetonte se Haradinaj ka bërë një deklaratë të tillë (shih këtu).

Hibrid.info gjeti një artikull të publikuar në shkurt të 2024, ku Haradinaj kishte komentuar mbështetjen që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i kishte ofruar koalicionit VLEN në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si “ndërhyrje dhe shërbim ndaj agjendës ruse dhe serbe”. Ai kishte thënë se veprimet e Kurtit rrezikonin stabilitetin në Ballkan dhe legjitimonin ndërhyrjen e liderëve të tjerë në punët e brendshme të shteteve fqinje (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi se Ramush Haradinaj ka akuzuar Albin Kurtin dhe shërbimet serbe për ndërhyrje në fushatën në Maqedoninë e Veriut me qëllim largimin e Ali Ahmetit nga skena politike nuk qëndron.

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë deklaratë të tillë nga Haradinaj në faqet e tij zyrtare apo në media kredibile, ndërsa deklaratat e tij publike flasin vetëm për “ndërhyrjen” e LVV-së në zgjedhjet parlamentare (2024) në Maqedoninë e Veriut, pa përmendur largimin e Ali Ahmetit.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere