Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaz… Të fundit | Shakaja për prejardhjen shqiptare të George Washingtonit vazhdon të paraqit…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

HIBRID

Faqja në Facebook “Rruga Drejt Islamit” ka publikuar sot (6 shkurt) një video-material me pretendimin se pamjet janë nga tërmeti që goditi Turqinë gjatë mëngjesit të sotëm.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se pamjet në këtë video-material nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të disa dallgëve të mëdha si pasojë e një stuhie që kishte ndodhur në vitin 2017 në një plazh të qytetit Durban në Afrikën e Jugut.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Rruga Drejt Islamit”:

https://www.facebook.com/watch/?v=759489568467332


Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (12 mars 2017) nga tabloidi britanik The Sun në edicionin për Durban. (shih këtu)

Video-materiali me pamje të stuhisë së vitit 2017 në plazhin e këtij qyteti jug-afrikan, është publikuar edhe në kanalin zyrtar në Youtube të “The Sun” për edicionin e Durban-it. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Rruga Drejt Islamit” ka publikuar një video-material të vitit 2017, e që pamjet në të paraqesin stuhi me dallgë të mëdha në plazhin e qytetit Durban në Afrikë të Jugut.

Mirëpo, përmes këtij video-materiali, kjo faqe ka pretenduar rrejshëm se pamjet e paraqitura janë nga tërmeti që goditi Turqinë në mëngjesin e sotëm (6 shkurt).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere