Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi paraqet përmbytjet e vitit 2021 në Kinë, e jo të atyre në Libi

FATBARDH DEMA

Platforma ën gjuhën shqipe “MeteoBallkan.com” që raporton kryesisht mbi parashikimin e motit, me datë 15 shtator në faqen e saj në Facebook ka publikuar një postim duke njoftuar për numrin e të vdekurve nga përmbytjet në Libi.

Në këtë postim, kjo platformë ka ngarkuar katër fotografi, por pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se njëri nga imazhet nuk paraqet përmbytjet në Libi, por është realizuar në vitin 2021 në Kinë.


Postimi i publikuar nga faqja “Meteo Ballkan” në Facebook:

https://www.facebook.com/MeteoBallkan/posts/pfbid02H8pta6q6FnR3pZ8NQs31PEps9FkLrS2x7hdBf2KdC7ryN3rFfDe9MHghAzDfADUDl


Pas hulumtimit të kryer përmes programit online të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar në një artikull të mediumit nigerian “ntm.ng” me datë 21 korrik 2021. (shih këtu)


Përveç në këtë ueb-faqe, e njëjta fotografi është gjetur e publikuar në korrik të vitit 2021 edhe në mediumin britanik “Telegraph.co.uk”. (shih këtu fotografinë e 27-të me radhë)


Analiza:

Faqja “Meteo Ballkan” në Facebook ka njoftuar për përmbytjet që ndodhën në Libi gjatë muajit shtator, mirëpo në njërën nga imazhet e paraqitura në postim nuk shfaqen pamjet e kësaj katastrofe natyrore. E njëjta fotografi është shkrepur në muajin korrik të vitit 2021 gjatë përmbytjeve në Kinë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arysetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere