Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes
[ ARTIKULLI ]

Largimi i kosovarit nga vendqëndrimi në Velipojë është lajm i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglacontent24.com” ka publikuar një artikull me titull “SKANDALOZE/ Pronari i hotelit në Velipojë nxjerr jashtë kosovarin me gjithë familje. Ja arsyeja e pabesueshme (VIDEO)”.

Në këtë artikull nuk ofrohet informatë shtesë lidhur me këtë ngjarje. Në fakt, përmbajtja përbëhet me titull, duke e rishkruar atë për disa herë, si dhe nuk ofrohet ndonjë pamje vizuale siç pretendohet rrejshëm në titull.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se ky lajm duket se, për herë të parë, është publikuar në vitin 2018, i cili më pas është ri-publikuar disa herë. (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Banglacontent24.hr”:

https://banglacontent24.com/sites/skandaloze-pronari-i-hotelit-ne-velipoje-nxjerr-jashte-kosovarin-me-gjithe-familje-ja-arsyeja-e-pabesueshme-video-2/?fbclid=IwAR2fup0DwajZAkephcVggTOGVXifkGXevlk29MKOsm2JTeNP0wcCChQ4edE
https://banglacontent24.com/sites/skandaloze-pronari-i-hotelit-ne-velipoje-nxjerr-jashte-kosovarin-me-gjithe-familje-ja-arsyeja-e-pabesueshme-video-2/?fbclid=IwAR2fup0DwajZAkephcVggTOGVXifkGXevlk29MKOsm2JTeNP0wcCChQ4edE

Ky artikull është shpërndarë dje (11 korrik) edhe në Facebook nga faqet si: “Gazeta Aktive”, “Lajmet e fundit +” dhe “Gazeta Prishtina”.


I njëjti artikull është publikuar edhe në disa portale tjera në vitin 2021, të cilat kanë dhënë informata më të hollësishme për këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Banglacontent24.hr” ka publikuar një artikull të vjetër me titull të sajuar, duke pretenduar se në përmbajtje gjendet video dhe arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere