Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kryeministri i Holandës nuk ka thënë “Jo viza për Kosovën, nuk e meritojnë!”

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazeta.thenews48hr.com”, më 23 qershor ka publikuar një artikull me titull “Kryeministri i këtij shteti tregohet i ashpër: “JO vizave për Kosovën, nuk e meritojnë!”, ndërsa këtë artikull dje (18 korrik) faqja “Analiza” e ka postuar në Facebook.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje të këtij artikulli, shkruhet se kryeministri i Holandës, Mark Rutte, të ketë thënë pothuajse të kundërtën e asaj që pretendohet në titull. Ai ka deklaruar se Kosova “po bën hapa dhe ka progres drejt liberalizimit të vizave, por akoma jo”, duke lënë të nënkuptohet se Kosova ka shënuar progress në këtë aspekt, por jo mjaftueshëm.

Pra, titulli që pretendon se kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka reaguar ashpër dhe ka deklaruar që “jo viza për Kosovën pasi që nuk i meritojnë”, rezulton të mos jetë i vërtetë.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Analiza”:

https://www.facebook.com/analiza.press/posts/pfbid0eFVBJNDCUkek3VJAXVdg3cXbo8nFtSaF3AYvCsz9d9EvNCZ6w7xt5qYf1hbug2fel


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazeta.thenews48hr.com”:

https://gazeta.thenews48hr.com/lajme/kryeministri-i-ketij-shteti-tregohet-i-ashper-jo-vizave-per-kosoven-nuk-e-meritojne/?fbclid=IwAR1SYVhJFcELBpc6dp5cIYMYBNaAlkkm31CsxWloK3l1KranK5ECNmy9fi0


Pjesë nga deklarata e Kryeminstrit të Holandës, Mark Rutte:

“Sa i përket Kosovës ka më shumë progres drejt liberalizimit të vizave, akoma jo, por mendoj se ata po bëjnë hapa”, tha Rutte para gazetarëve kur po fillonte samiti BE – Ballkani Perëndimor.


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (23 qershor) nga disa portale si “Botasot.info” dhe “Reporteri.net”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja “Analiza” në Facebook ka publikuar një artikull të vjetër (23 qershor), titulli i të cilit pretendon se kryeministri i një shteti ka reaguar ashpër dhe ka thënë që Kosova nuk i meriton vizat.

Në përmbajte të artikullit është shkruar për deklaratën e Kryeministrit të Holandës, i cili pothuajse ka thënë të kundërtën se “Kosova po bën hapa dhe ka progres drejt liberalizimit të vizave, akoma jo, por mendoj se ata po bëjnë hapa”.

Ky portal i dyshimtë është munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë dhe duke i dhënë kontekst tjetër.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere