Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Faqja e dyshimtë në Facebook vazhdon të publikojë vlerësime të klientëve të një institucioni mikrofinanciar, duke i paraqitur rrejshëm si të sajat

HIBRID

Faqja e dyshimtë në Facebook që mban emrin “Kredi Personale” ka publikuar dje me datë 12 mars një imazh të cilin e paraqet si vlerësim nga një klient, i cili sipas kësaj faqe është ndarë i kënaqur me procedurat për marrjen e një kredie.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se këtë imazh kjo faqe e ka marrë nga një vlerësim që i është bërë institucionit mikrofinanciar “AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë”.

Hibrid.info ka trajtuar edhe më herët përmbajtje të ngjashme nga faqja e njëjtë, përmbajtje të cilat i ka vlerësuar si mashtrime. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Vegëza e postimit të publikuar nga faqja “Kredi personale” në Facebook:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid0JewwnHtZNjVcEyxrKfTEkuMT9Q4dgqLrWjYxNs8DAFLkHTJRooE1L3j8rytR64Mjl


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë postimin autentik të publikuar me datë 7 mars nga AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë”, ku shihet se vlerësimi i është bërë këtij institucioni nga një klient i saj. (shih këtu)


Duke marrë parasysh që faqja “Kredi Personale” publikimet i ka në gjuhën shqipe, hibrid.info ka hulumtuar rreth institucioneve financiare dhe bankave të licencuara në Kosovë dhe nuk ka gjetur asnjë dëshmi për veprimtari të faqes në fjalë në Kosovë. (shih këtu)

Tjetër fakt shtesë që e bën më të dyshimtë faqen “Kredi personale” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, që do ta dëshmonin kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në faqen “Kredi personale”. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe e dyshimtë në Facebook ka marrë një imazh të publikuar nga institucioni mikrofinanciar “AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë”, të cilit imazh ia ka larguar logon e AFK – së dhe e ka paraqitur rrejshëm si të sajën.

Duke u bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë përmbajtje e vlerëson si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere