[email protected]
Paralajmërimi për ndryshim të datave për pagesa të pensioneve dhe asistencës sociale, është i vjetër
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Ndryshojnë datat e pagesave të pensioneve dhe sociale, Ja vendimi ri”, është publikuar gjatë ditëve të fundit (10 dhe 11 korrik) nga disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i cili u publikua më 23 maj nga Ministria e Financave, e cila atëkohë kishte njoftuar për ndryshimin e datave të skemave pensionale dhe sociale.

Kjo ministri kishte bërë të ditur se pensionet e rregullta tashmë do të ndahen më datën 15 të çdo muaji, ndërsa ato të veteranëve me datë 20 të çdo muaji.

Pra, këto portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër, të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet si: “Ingazetaa.com”, “Toplivenews.online” dhe “On27.net”, mund t’i gjeni këtu, këtu dhe këtu.

Artikujt e publikuar nga këto portale të dyshimta, janë shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si “Gazeta”, “Lajme Ditore Shqip”, “Gazeta Reale”, “Post Lajme” dhe “Veç me Albin Kurtin Kryeminister”.


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se ky lajm është i vjetër, hibrid.info ka gjetur njoftimin e Ministrisë së Financave, i cili është bërë me datë 23 maj. (shih këtu)


Vegëzat e artikullit të publikuar në kohë reale nga disa media online në Kosovë mund t’i gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të muajit maj që ka të bëjë me njoftimin e Ministrisë së Financave, e cila kishte njoftuar për ndryshimin e datave të skemave pensionale dhe sociale.

Mirëpo, portalet e dyshimta të lartcekura, këtë njoftim të vjetër e kanë publikuar gjatë ditëve të fundit (10 dhe 11 korrik) me pretendimin ta paraqesin atë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others