[email protected]
Titulli “Amerika e konfirmon: Do ta armatosim fuqishëm Kosovën!” është i pavërtetë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” ka publikuar artikullin me titull “Amerika e konfirmon: ‘Do ta armatosim fuqishëm Kosovën!’”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër i muajit tetor 2021, atëkohë kur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte deklaruar se SHBA kishte rikonfirmuar mbështetjen për ndërtimin e FSK-së në nivelin ushtarak.

Këtë deklaratë Mehaj e kishte dhënë gjatë një konferencë për media pas vizitës zyrtare që kishte në SHBA.

Pra, pretendimi se Amerika ka konfirmuar se do ta armatosë fuqishëm Kosovën, rezulton të jetë pavërtetë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/13643?fbclid=IwAR3JwzefSFL9MuubA1mN5J-37Hc_cWYWt0M422Y_JzDDVBh3GE6c4sYz1r8
https://banglarreporter.com/archives/13643?fbclid=IwAR3JwzefSFL9MuubA1mN5J-37Hc_cWYWt0M422Y_JzDDVBh3GE6c4sYz1r8

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë komente dhe reagime nga lexuesit. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (21 tetor 2021) në portalin “Zëri.info”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një deklaratë të vjetër të ministrit të Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, i cili kishte thënë se SHBA ka rikonfirmuar mbështetjen për ndërtimin e FSK-së në nivelin ushtarak.

Por këtij artikulli i është vënë titull përmes së cilit pretendohet rrejshëm se Amerika ka konfirmuar se do ta armatosë fuqishëm Kosovën.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others