[email protected]
Muaji shkurt: Raste tragjike, vendimi i BQK-së për dinarin dhe incidentet në vendbanimet serbe janë temat mbi të cilat u keqinformua më së shumti, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë institucioni, kryeministri Albin Kurti, figura më e përfolur
shape
shape
shape

Tema kryesore që ka mbizotëruar në përmbajtjet e trajtuara gjatë muajit shkurt 2024 janë rastet e ndryshme tragjike (vdekje, vrasje), vendimi i BQK-së për dinarin dhe incidentet në vendbanimet serbe. Shumëllojshmëria e temave nga fusha politike dhe sociale, për të cilat u keqinformua u publikuan në media reale, portale të dyshimta dhe media sociale, ka bërë që përmbajtjet e koduara si raste tragjike (vdekje e vrasje) të mbizotërojnë gjatë këtij muaji.  Banka Qendrore e Kosovës (BQK), më 17 janar të këtij viti njoftoi se “Rregullorja e Re për Operacionet me Para të Gatshme” ishte miratuar më 27 dhjetor, 2023, ndërsa do të hynte në fuqi më 1 shkurt, 2024. Kjo nxiti reagime e diskutime të shumta, por edhe u përdor edhe për keqinformim. Si rezultat i kësaj, përmbajtjet e ndërlidhura me vendimin e BQK-së për dinarin, radhitet si e dyta, sa i përket temave.  Ashtu si në muajin janar (2024), edhe gjatë muajit shkurt (2024) zhvillimet brenda vendbanimeve serbe kanë qenë temë e cila është përdor për keqinformata.

Si rezultat i trajtimit të përmbajtjeve keqinformuese gjatë këtij muaji, shumë tema të ndryshme politike u përdorën më së shumti për të keqinformuar.  Pas përmbajtjeve politike, përmbajtjet keqinformuese nga fusha e sociales dhe e sigurisë janë përdor më së shumti për të keqinformuar.

Bazuar nw monitorimin e 60 përmbajtjeve keqinformuese të trajtuara gjatë muajit shkurt 2024, kategoria “clickbiat” ka dominuar për sa i përket trendeve të përmbajtjeve keqinformuese të publikuara nga media dhe publikues të ndryshëm, pasuar nga dezinformata dhe manipulimi i fakteve.

Në përmbajtjet keqinformuese të publikuara në muajin shkurt 2024, për dhe rreth zhvillimeve në Kosovë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Kosovës është institucioni më i përfolur, ndërlidhur me incidentet në vendbanimet serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është figura më e përfolur në kontekst me personalitete tjera, në 21 përmbajtje keqinformuese ku janë përfolur personalitetet.

Këto të dhëna, dolën nga raporti monitorues që paraqet gjendjen e keqinformimit për muajin shkurt të vitit 2024 tek përmbajtjet që ndërlidhen me Kosovën, bazuar në të dhënat e siguruara nga platforma për kontroll të fakteve – hibrid.info. Raporti është i ideuar nga platforma për kontroll të fakteve hibrid.info, pjesë e OJQ-së kosovare “Action for Democratic Society” (ADS) dhe mbështetët nga fondacioni amerikan “National Endowment for Democarcy” (NED) në kuadër të projektit “Promovimi i Gazetarisë Objektive dhe Luftimit të Dezinformatës”.

Në bazë të 60 përmbajtjeve keqinformuese të trajtuara gjatë muajit shkurt 2024, artikujt clickbait (25%) janë ato që kanë mbizotëruar, duke u pasuar nga dezinformata (13%) dhe manipulimi i fakteve (12%). Në raste kur nuk kemi ndonjë zhvillim që e merr përqendrimin kryesor, në klasifikimin e përmbajtjet keqinformuese rikthehet në pozitën e parë kategoria clickbait për tema kryesisht tragjike (vdekje e vrasje). Kjo kategori pasohet nga dezinformatat të cilat u publikuan lidhur me tema të ndryshme politike. Edhe përmbajtjet keqinformuese të cilat janë vlerësuar si manipulim i fakteve, e që janë radhitur si të tretat, janë publikuar për tema të ndryshme politike.

Artikujt në kuadër të temës si raste tragjike e që kanë trajtuar vdekje, vrasje, aksidente dhe fatkeqësi në rrethana të ndryshme apo edhe tema të ndryshme sociale, për të cilat nuk bëhet e ditur në titujt e tyre vendi i ngjarjes apo titujt janë çorientues me synim për të nxitur klikime nga lexuesit, e të cilat kryesisht janë vlerësuar si “clickbait” dhe janë publikuar në portale informative, janë ato që kanë mbizotëruar gjatë muajit shkurt 2024. Gjatë këtij muaji, janë publikuar edhe disa keqinformata lidhur me vendimin i BQK-së për dinarin në kuadër të së cilës janë publikuar disa manipulime të fakteve dhe dezinformata, e që janë publikuar kryesisht në media ku u pretendua se Franca e ka cilësuar provokim vendimin e BQK-së, se Kosova do ta pësoj keq pas këtij vendimi, si dhe deklaratë e pathënë nga Kurti se “unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA-të”. Incidentet në vendbanimet serbe është tema e tretë e cila është përdor më së shumti për të keqinformuar, duke iu referuar komunikatave të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila pretendon pa fakte se këto incidente bëhen me qëllim të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre.

Sa i përket fushave, politika është ajo e cila ka mbizotëruar gjatë muajit shkurt me 27%, pasuar nga socialja me 20% dhe siguria me 18%. Një pjesë e konsiderueshme nga fusha e politikës janë vlerësuar si manipulim i fakteve dhe dezinformatë, e që janë publikuar në media, duke dominuar tema e vendimit të BQK-së për dinarin, pasuar nga një mori temash tjera nga politika. Ndërsa nga fusha sociale janë publikuar keqinformata përfshirë tema të ndryshme si diaspora kosovare, rritja e pensioneve, falsifikimi i valutës 2 euro etj, e që janë vlerësuar kryesisht mashtrim dhe përmbajtje e paverifikuar, dhe pjesa dërrmuese e tyre janë publikuar në media sociale. Sa i përket fushës së sigurisë, keqinformata lidhur me këtë fushë janë publikuar në media reale (8%) dhe media sociale (8%) e që një pjesë prej tyre janë vlerësuar si teori konspirative dhe lajm i rremë ndërlidhur me incidentet në vendbanimet serbe dhe zhvillime në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është figura më e përfolur në kontekst me personalitete tjera, në tema të ndryshme politike përfshirë këtu dialogun Kosovë-Serbi, vendimin e BQK-së për dinarin, rreth shtatores së tij të ngritur në pronë privatë në një fshat të Podujevës, etj. Volodymir Zelenesky, presidenti i Ukrainës, është figura e dytë më e përfolur, në një video deepfake ku pretendohet se është Zelensky duke vallëzuar dhe në shpërndarjen e përmbajtjes së llogarisë satirike në emrin e Zelensky-t, me pretendimin se në Tiranë do të diskutohet edhe për çështjen e Kosovës.

Sa i përket kontrollit të deklaratave dhe premtimeve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në projektin që ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand, janë gjetur dallime ndërmjet projektit të premtuar në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2021 dhe atij të prezantuar me 7 shkurt 2024.

Share With Others

Translate »