Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Titull i pasaktë për vendimin e MASHT-it

HIBRID

Portali i lajmeve “Reporteri.net”, më 3 shtator ka publikuar një lajm, titulli i së cilit nuk përputhet me informatën e paraqitur në përmbajtje.

Në titull paralajmërohet ndëshkimi i punonjësve, siç thuhet “të shtetit”, me 40% heqje të pagës në rast të vonesave në punë, duke lënë të kuptohet se kjo vlen për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Mirëpo me të hapur artikullin, në përmbajtje specifikohet se ky vendim vlen vetëm për punonjësit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Pjesë nga përmbajta e artikullit të publikuar në Reporteri.net:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë një vendim përmes së cilit obligon të gjithë zyrtarët publikë të punësuar në këtë ministri që të respektojnë orarin e punës, në të kundërtën ndaj tyre do të merret masë disiplinore që mund të rezultojë me heqjen e 20 deri në 40 përqind të pagës.

Në urdhëresën e siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, thuhet se nëse një punonjës publik i kësaj ministrie vonohet  15 minuta në punë dhe nëse kjo ndodh tri herë gjatë javës, atëherë atij do t’i jepet një vërejtje me gojë, pas së cilës pason vërejtja me shkrim për vonesën e katërt, por nëse i njëjti  vonohet 5 herë brenda muajit 15 minuta në punë, atëherë ndaj tij do të merret masa disiplinore e ndalimit të 20 deri në 40 përqind të pagës për një periudhë deri në gjashtë muaj.

Vegëza e artikullit të plotë të publikuar në Reporteri.net:

https://reporteri.net/lajme/vendim-punonjesit-e-shtetit-nese-vonohen-15-minuta-ne-pune-u-hiqet-deri-ne-40-e-pages/?fbclid=IwAR0yfYt4Ja0qLVyAgP8kskW_XZ6eloo_scT3UuDR6-Rm5GqghfhwGAfnJiA

Siç mund të vërehet, përmes titullit të këtij artikull lexuesit mund të kuptojnë se kjo masë ndëshkimi vlen për të gjithë punonjësit publikë, apo siç thuhet në titull “Punonjësit e shtetit”.

Në fakt, kjo masë, siç paraqitet në dokumentin e siguruar nga ky medium, vlen vetëm për punonjësit brenda MASHT-it dhe institucioneve tjera vartëse të kësaj ministrie.

Dokumenti i MASHT i publikuar nga reporteri.net:


Analiza:

Në bazë të kontrollit të fakteve të publikuara në këtë artikull shihet se mediumi e ka devijuar informatën përmes vendosjes së titullit përgjithësues. Ky titull mund të krijojë konfuzion tek lexuesit, me qenë se ai nuk përputhet me përmbajtjen e dokumentit të MASHT të paraqitur në përmbajte të artikullit. Për këtë arsye ky artikull kategorizohet si “Dezinformatë”, meqenëse mund të keq informojë audiencën dhe “Clickbait” duke parë tendencën e autorit që të nxisë lexuesit të klikojnë lajmin përmes vendosjes së titullit intrigues.


Arsyetimi:

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere