[email protected]
Përmes “numerologjisë” pretendohet të ndërlidhet data e fundosjes së Titanikut me zhdukjen e nëndetëses “Titan”
shape
shape
shape

Portali informativ në gjuhën shqipe “Abcnews.al” ka publikuar një artikull me pretendimin e konspiracionistit Arianit Sllamniku, se zhdukja e nëndetëses “Titan” ka lidhje me datën e fundosjes së

Sipas tij, nëse mblidhen të gjithë numrat e datës së fundosjes së Titanikut (15/04/1912) mes vete (1+5+0+4+1+9+1+2) japin numrin 23, që tregon vitin 2023.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Abcnews.al”:

https://abcnews.al/konspiracionisti-shqiptar-shokon-me-lidhjen-mes-titan-dhe-titanik-nuk-ka-asnje-ngjarje-rastesore-shikoni-daten/

Pretendimin e Sllamnikut lidhur me ngjashmërinë mes datave të fundosjes së Titanikut dhe nëndetëses “Titan”, mund ta gjeni këtu nga minuta 8-të.


Personi i lartcekur këtë llogari e ka bërë me anë të numerologjisë, duke u bazuar në mbledhjen e numrave të datës së fundosjes së Titanikut (15.04.1912). Kjo teori konspirative e numerologjisë, si kombinatorikë nuk jep asnjë rezultat që ka bazë shkencore.


Në listën e disiplinave të karakterizuara si pseudoshkencë, e publikuar nga “Scholarly Commmunity Encyclopedia”, gjendet edhe Numerologjia, për të cilën shkruan:

“Numerologjia përfshinë një grup besimesh në një marrëdhënie hyjnore, mistike ose të tjera të veçanta midis një numri dhe ngjarjeve që përkojnë. Numerologjia konsiderohet si pseudomatematikë ose pseudoshkencë nga shkencëtarët modernë. Shpesh lidhet me paranormalen, krahas astrologjisë dhe arteve të ngjashme të parashikimit”. (shih këtu)


Pra, Sllamniku mundohet që numrin (23) i fituar nga mbledhja e numrave të datës së fundosjes së Titanikut, ka të bëjë me vitin 2023, vit ky që tregon zhdukjen e nëndetëses “Titan”.

Pra, autori është munduar që ta ndërlidhë këtë numër me vitin aktual (2023), duke lënë të kuptohet si ngjarje e planifikuar.


Artikulli i njëjtë është publikuar edhe nga disa portale tjera, të cilat kanë cituar “Abcneës.al”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Nuk argumentohet me asnjë fakt që numri 23 i nxjerrë nga mbledhja e numrave të datës së fundosjes së Titanikut (15.04.1912), tregon vitin 2023, vit ky që tregon zhdukjen e nëndetëses Titan. Forma e argumentimit të kësaj teorie, bazohet në “numerologjinë mistike”, e cila është renditur si disiplinë jo-shkencore.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull me deklaratën e Sllamnikut si “Pesudoshkencë”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Pseudoshkencë” merr ai raportim mediatik që përpiqet të paraqesë disa mendime, qëndrime, vlera ose gjetje të marra nga një metodë jo-shkencore dhe ti paraqesë ato si zbulime shkencore ose fakte. Raporte të tilla shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese, ose i referohen hulumtimeve që janë në kundërshtim me verifikimin shkencor dhe gjetjen e fakteve.

Share With Others