Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Premtimi për marrje të shtetësisë së Shqipërisë nga kosovarët, pretendohet të paraqitet si vendim

HIBRID

Disa faqe në Facebook kanë publikuar artikull të portalit të dyshimtë “Banglacontent24.com” me titull “Çdo kosovar do të marrë shtetësinë shqiptare ose t’i mbajë të dyja”.

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është jo adekuat, që nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet premtimi i bërë nga kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, i cili kishte thënë se do t’ia ofrojë mundësinë kosovarëve të marrë shtetësinë shqiptare, në rastin e rikthimit të tij në pushtet.

“Një nga marrëveshjet e para që do të firmosë me qeverinë e Kosovës, do të jetë marrëveshja e shtetësisë. Cilido shqiptar në të dy anët e kufirit do ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshirojnë, ose të mbajë dy shtetësi”, theksoi Berisha.

Pra, në titullin e artikullit nuk qartësohet se ky është vetëm një premtim i tiji, por pretendohet të paraqitet si e mirëqenë.


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Gazeta Prishtina” dhe “Lajmet e Fundit +”:

https://www.facebook.com/GazetaPrishtinaa/posts/pfbid0nCgfoMDMYRKAVbYm79Ut56JfEhxtGRJsS4gDjE2G7bKRgjLoSz9muv2ifY9fx9i6l

https://www.facebook.com/Lajmetefunditplus/posts/pfbid022rzfkZDhfUeFw5R4iqCUuXNJ7MfEuiumbGD18ysnftFaysLPPtCEW6gC4vHhVLv3l


Ky artikull është publikuar nga portali “Banglacontent24.com” me datë 3 korrik. (shih këtu)


Pas hulumtimit të bërë përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale 2 korrik në disa media online në Kosovë, që kanë raportuar saktë se Berisha ka premtuar shtetësi shqiptare për çdo kosovar. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull të portalit të dyshimta “Banglacontent24.com”, i cili ka të bëjë me një premtim të Sali Berishës.

Mirëpo, këtij artikulli i është vënë titull jo adekuat që nuk tregon se bëhet fjalë për një premtim, si dhe nuk bëhet e qartë se kush e ka thënë atë, duke e lënë të kuptohet si e mirëqenë. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere