Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Përmes titullit nuk qartësohet se ngjarja ka ndodhur në Bosnjë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Tmerr në një gjimnaz/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për tre të vdekur dhe një i plagosur”, mban titullin një artikull.

Ky artikull me titull të njëjtë u publikua në së paku dy portale informative me përmbajtje në gjuhën shqipe, “sot.com.al” dhe “bulevardnews.com”.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Vetëm pas klikimit në artikull, lajmi qartësohet duke treguar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Bosnjë e Hercegovinë.

Duke pas parasysh se këto dy portale publikojnë artikuj në gjuhën shqipe, titulli përgjithësues lë vend për keqinformim se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqipfolëse.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “sot.com.al” dhe “bulevardnews.com”:

https://www.bulevardnews.com/2024/08/21/tmerr-ne-nje-gjimnaz-te-shtena-me-arme-zjarri-raportohet-per-tre-te-vdekur-dhe-nje-i-plagosur/?fbclid=IwY2xjawEyq7FleHRuA2FlbQIxMQABHS6Cq2s3s4vV-hJhUxRu-RVjhLNGvoIx55X4bVN0VZhzAzpWIBbtRQkW1Q_aem_wcS5lMvUCQ0jTeKp4Ivlrw

Kreu i artikullit:

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në një gjimnaz në Bosnjë dhe Hercegovinë.


Për të vërtetuar se kemi të bëjmë me ngjarje të ndodhur në Bosnje, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur artikuj të publikuar nga mediat e ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Në titullin e një lajmi në media në gjuhën shqipe që raportohet për të shtëna me armë zjarri, ku kishte persona të vdekur e të plagosur, nuk qartësohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje të artikullit. Duke e ditur se këto portale publikojnë artikuj në gjuhën shqipe, titulli përgjithësues lë vend për keqinformim se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Andaj, edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clikbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere