Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi ku paraqiten Kamberi dhe Trump është i gjeneruar me inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në median sociale Facebook, faqja “Kosova Lindore” (arkivë) ka publikuar një imazh në të cilin shihen deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi duke shtrënguar duart me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.

Çka nuk shkon me këtë imazh?

Pas verifikimit përmes platformën për detektimin e imazheve “HiveModeration.com”, del që ky imazh nuk është i vërtetë, por sipas vlerësimit me 99.8%, ai është i gjeneruar me inteligjencë artificiale (IA).


Pse trajtohet kjo përmbajtje?

Në përshkrimin që ka faqja publikuese e kësaj përmbajtje, shkruan se publikimet e tyre janë veprime imagjinare, pra nuk janë të verteta dhe përdoren për argëtim (shih këtu).

Megjithatë, përmbajtja deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mijëra reagime e qindra komente. Shumica e komentuesve e kanë marrë këtë përmbajtje si reale. (shih këtu)


Aktualisht Kamberi ndodhet në SHBA, ku përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook ka njoftuar për takimet që ka mbajtur atje. Por në asnjërën prej tyre nuk ka njoftuar për takim me presidentin amerikan. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Kosova Lindore” ka publikuar një imazh ku shihet deputeti Shaip Kamberi që po shtrëngon duart me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Pas verifikimit të fakteve, rezulton se imazhi është i gjeneruar me inteligjencë artificiale me probabilitet 99.8%. Megjithëse përmbajtja ka marrë mijëra reagime dhe shumë përdorues e kanë marrë si reale, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një takim të tillë.

Edhe pse Kamberi ndodhet aktualisht në SHBA dhe ka njoftuar për takime të ndryshme, ai nuk ka bërë të ditur për ndonjë takim me presidentin amerikan.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere