Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Liburn Aliut dhe Fatmir Limajt u janë bllokuar pasuri e transaksione

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar dy përmbajtje që pretendojnë se ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe kryetarit të partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u janë bllokuar transaksionet dhe pasuritë jashtë vendit.

Këto përmbajtje janë publikuar në formë imazhesh me mbishkrime në TikTok, nga llogaritë “grofy_01” dhe “pograddeccii”.

Çka gjeti hibrid.info?

Hulumtimi i hibrid.info nuk ka gjetur fakte apo raportime nga media të besueshme që i konfirmojnë këto dy pretendime.

E përbashkëta e përmbajtjeve të trajtuara është se në të dyja rastet, iu referohen raportimeve të pretenduara nga media kredibile ndërkombëtare. Derisa në rastin e ministrit Aliu pretendohet se lajmi është raportuar nga gazeta gjermane “Berlin Zeitung”, për ish-deputetin dhe ish-ministrin Limaj pretendohet se ka raportuar “Zëri i Amerikës”.


Hibrid.info ka hulumtuar në mediumin e referuar, “berliner-zeitund.de”, për pretendimin mbi ministrin Aliu. Në ueb-faqen e këtij mediumi nuk është gjetur asnjë raportim për ministrin Aliu (shih këtu).

Ndërsa sa i përket Limajt, në ueb-faqen e “Zërit të Amerikës”, emri i së cilës permendet në pretendim, janë gjetur disa raportime për ish-zv kryeministrin e Kosovës, por në asnjë prej tyre nuk konfirmohet pretendimi në fjalë (shih këtu).

Gjithashtu edhe pas kërkimit me anë të makinës së kërkimit, “Google”, nuk janë gjetur raportime nga mediat tjera, ku konfirmohen pretendimet e trajtuara (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se ministrit Aliu dhe ish-deputetit e ish-ministrit Limaj, u janë bllokuar transaksionet dhe pasuritë jashtë vendit, është i pasaktë.

Pretendimet nuk konfirmohen as nga mediat, të cilave u janë referuar në përmbajtje autorët e publikimeve, as nga mediat tjera.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e i vlerëson këto pretendime si “Lajme të rreme”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere