Të fundit | Titull i pabazuar për mundësinë e kandidimit të Gërvallës për presidente Të fundit | Titulli nuk e sqaron se bëhet fjalë për kallëzim penal dhe kërkesë individu… Të fundit | Trumpi s’e ka kërcënuar Serbinë me bombardim për Kosovën, videot janë gjene… Të fundit | Pretendim i pabazë për ndërlidhje të Haradinajt me projekte në Beograd Të fundit | Deklaratat e përsëritura të Kurtit për gazin amerikan paraqiten në mënyrë ç… Të fundit | Ndërtimi i narrativave serbe për Kosovën përmes deklaratave të një ministre… Të fundit | Narrativa të vjetra, pretendime të reja: Si u ringjall teoria e “izraelizim… Të fundit | Titulli lë të kuptohet se lirimi i Thaçit me kusht është i sigurt Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin qershor 2026 Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026
[ ARTIKULLI ]

PDK s’ka paraqitur ndonjë qëndrim të ri për koalicion me LVV-në

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Titulli sugjeron ndryshim qëndrimi të PDK-së për LVV-në, por përmbajtja nuk e konfirmon këtë.

Faqet në Facebook “Gazeta Minuti”, “ABC Report” dhe “Post Lajme” kanë publikuar të hënën (15 qershor) një përmbajtje me titull “PDK del me qëndrim të ri për koalicion me LVV-në”.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, titulli i artikullit nuk përputhet me përmbajtjen.

Në artikullin që ofrohet nga këto faqe gjendet deklarata e kandidates për deputete nga Partia Demokratike e Kosovë (PDK), Besa Kabashi-Ramaj, e dhënë në emisionin “5” në RTV Dukagjini. Ajo gjatë kësaj interviste nuk foli për koalicion konkret me LVV-në, ndërsa deklarata flet për hapje ndaj diskutimeve paszgjedhore në përgjithësi, jo për gatishmëri apo negociata specifike për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

“PDK-ja gjithmonë do të jetë institucionaliste, do t’i respektoj institucionet e Kosovës. Është e hapur për diskutime, vija të kuqe me parti shqiptare nuk kemi pas. Mirëpo, fatkeqësisht nuk kemi, siç po e shohim, asgjë të përbashkët me formën si funksionin VV-ja, as me qëndrimet e tyre, qoftë karshi institucioneve, qoftë karshi historisë”, ka thënë Kabashi-Ramaj (shih këtu).


Në deklaratën e Besa Kabashi-Ramajt nuk ka ndonjë ndryshim të qartë nga pozicionet e mëparshme të PDK-së, siç pretendohet në titull.

Me datë 13 qershor, anëtari i kryesisë së PDK-së, Mërgim Lushtaku, në një prononcim për KosovaPress, u shpreh se PDK-ja s’duhet të shkojë në koalicion me LVV-në dhe nuk duhet të diskutojë me ta për asnjë pozitë në këto rrethana, pasi tha se është parë çfarë i ka sjell Kosovës një pushtet i tillë, sipas tij, përçarës.

“Personalisht besoj që PDK-ja nuk duhet të jetë e gatshme dhe besoj që duhet të qëndrojë me elektoratin besnik të PDK-së që të mos shkojë në koalicion me Vetëvendosjen dhe të mos diskutojë për asnjë pozitë në këto rrethana sepse e kemi parë çfarë i ka sjell Kosovës një pushtet i tillë përçarës, një pushtet i tillë që për të më e rëndësishme është një çlirimtar i vdekur sesa një çlirimtar në Kosovë e në pushtet”, tha Lushtaku për KosovaPress.


Pra, titulli “PDK del me qëndrim të ri për koalicion me LVV-në” nuk mbështetet nga përmbajtja e artikullit. Deklarata e Kabashi-Ramajt nuk paraqet ndonjë ndryshim të qartë të qëndrimit të PDK-së ndaj LVV-së dhe as nuk flet për një koalicion konkret me këtë parti.


Analiza

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull me titull që sugjeron se PDK ka ndryshuar qëndrim për koalicion me LVV-në.

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se ky titull nuk përputhet me përmbajtjen. Në deklaratë, Besa Kabashi-Ramaj nuk flet për koalicion konkret me LVV-në, por vetëm për hapje të përgjithshme ndaj diskutimeve paszgjedhore, duke theksuar edhe dallimet me këtë subjekt politik. Gjithashtu, qëndrime të mëparshme të PDK-së tregojnë mungesë gatishmërie për koalicion me LVV-në, prandaj nuk ka ndonjë “qëndrim të ri”, siç sugjeron titulli.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere