[email protected]
Titulli dhe fotografia nuk e bëjnë të qartë vendndodhjen e ngjarjes
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (30 tetor) një artikull me titull “Sulm me thikë, humb jetën një 32 vjeçar”.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një tjetër sulm me thikë ka ndodhur në metronë e Londrës, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën”.

Duke e ditur se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.

Përveç titullit që është përgjithësues, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Një tjetër sulm me thikë ka ndodhur në metronë e Londrës, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur  në stacionin Ëaterloo. Autori i atentatit të përgjakshëm, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke lënë viktimën jashtë një pallati pranë metrosë

Oficerët e policisë e gjetën të plagosur dhe të shtrirë në tokë dhe menjëherë thirrën një ambulancë për t’i dhënë ndihmën e parë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/650408/sulm-me-thike-humb-jeten-nje-32-vjecar/?fbclid=IwAR2KPH7aBs0cEFS1uT1Y8_T38dVEs3zpjDkeNCjpgXMroSWErkBuOhFX-Sw


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Londër, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume britanike. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet ka ndodhur kjo vrasje. Gjithashtu, në fotografinë ilustruese shihet shiriti i policisë që shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë shtet shqipfolës.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndodhur në Londër.

Portali informativ “Kosova.info” është portal i cili vepron në Kosovë dhe që lexuesit parësor i ka nga Kosova, (bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook). Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shume lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others