Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Petkoviq pretendon pa fakte se arrestimi i tre serbëve ka për qëllim “dëbimin e serbëve nga Kosova”

FESTIM RIZANAJ

Zyra për Kosovën në Qeverinë ka publikuar sot një deklaratë të shefit të saj, Petar Petkoviq, i cili pretendon se arrestimi i tre pjesëtarë të komunitetit serb bëhet me qëllim të “dëbimit të serbëve nga Kosova”.

Ai këto deklarata i bëri gjatë një konference për gazetarë, duke shtuar se këto arrestime, apo siç i quan ai, “kidnapimet bëhen ekskluzivisht me urdhër të Kurtit, i cili dëshiron të dëbojë popullin serb nga Kosova. Është shembull i spastrimit etnik”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se pretendimi i Petkoviqit nuk bazohet në fakte, dhe për më tepër, Policia e Kosovës ka bërë ditur se arrestimi është bërë për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Vegëza e artikullit të publikuar në web faqen e Zyrës:

https://kim.gov.rs/v5317.php?fbclid=IwAR2fKbIwcdg_uwycr0KmzGDejLKV6Not4mkWtDQ_lus5nRicYzVM1u0H2zI


Edhe pse i referohet një pretendimi se arrestimet janë bërë me urdhër të kryeministrit Albin Kurti me synimin t’i dëboj serbët nga Kosova, Petkoviq nuk e argumenton atë me ndonjë fakt, që do të mund të ishte ndonjë dokument apo dëshmi e llojit tjetër.

Nga ajo që ka deklaruar Petkoviq, shihet që ekziston një narrativë e ndërtuar, por duke mos e argumentuar me ndonjë fakt.

Pretendimi se qëllimi kryesor i Prishtinës zyrtare është “dëbimi i serbëve nga vendbanimet e tyre në Kosovë” është pjesë e narracionit dezinformues, të cilën e sjellin zyrtarët shtetëror të Serbisë dhe mediat e afërta me pushtetin atje.

Këso lloj pretendimesh janë bërë në të kaluarën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq dhe të tjerë. (këtu, këtu, këtu)


Për më tepër, lidhur me ngjarjen, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorisë Speciale, janë arrestuar tre pjesëtarë të komunitetit serbe për krime të luftës kundër popullatës civile. (këtu)

“Prishtinë, 20 shtator 2023 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar sot tre (3) persona të nacionalitetit serb për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët  të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Me Aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tre të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.”


Analiza:

Petkoviq nuk ofron rreth pretendimit se arrestimi i tre pjesëtarë të komunitetit serb bëhet me qëllim të “dëbimit të serbëve nga Kosova”.

Për më tepër, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodh për krime të luftës kundër popullatës civile.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere