[email protected]
Fotografi e montuar: Buzhala nuk ka hipur në veturë me targa të Beogradit
shape
shape
shape

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi të gazetarit Berat Buzhala, i cili pretendohet se është fotografuar duke hipur në një veturë me targa të Beogradit.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia është e montuar, dhe se Buzhala është fotografuar duke hipur në veturë me targa të Kosovës, më saktësisht të rajonit të Mitrovicës (02). (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Thënie nga Albin Kurti” dhe “Krejt Shqiptare”:

https://www.facebook.com/ThenieNgaAlbinKurti/posts/pfbid0KvxbP2r97vnfVCkgxjtDNAgi4VDqpYTBDW3zXYJNND4gPe6XYvs5bPx5P8BaQm7el

https://www.facebook.com/Krejtshqiptare/posts/pfbid02Yjv18ZQmPS9RMakJZFWNswbrCh5Ds66MeteBtLip4mUkmqiUxniBnUXjYajVChSUl


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur se kjo fotografi e montuar është publikuar në një grup satirik në Facebook i quajtur “Shërbimi Informativ i Kosovës – BBK NEWS”.

Në seksionin (about) të këtij grupi shkruan “Grupi eshte vetem per te qeshur. Kushdo qe nuk e kupton humorin nuk eshte i mirëseardhur”. (shih këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë autentike të publikuar në ueb-faqen “TheFrontliner.uk”, në një shkrim, autori i së cilit është Vudi Xhymshiti. (shih këtu)

Në këtë fotografi të shkrepur nga Vudi Xhymshiti, shihet se vetura nuk posedon targa të Beogradit, por e njëjta është me tabela të Kosovës. (shih fotografinë më poshtë)


Për shpërndarjen e kësaj fotografie të montuar ka reaguar edhe vetë Buzhala, i cili përmes llogarisë së tij në Facebook ka postuar fotografinë reale dhe atë të montuar, duke e quajtur si “falsifikim të tabelave”. (shih këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi të montuar, e cila është postuar në një grup satirik në Facebook.

Duket se këto faqe, këtë fotografi e kanë marr si të mirëqenë. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto postime si “Satirë” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjen e cila përdor lajme të paramenduar që përdorin satirën për të treguar realitetin. Ky është edhe një mënyrë e raportimit i cili nuk është problematik, nëse media arrin të argumentojë se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike.

Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet ky lloj i përmbajtjes në situata kur mund të pretendohet se është një raport i vërtetë i mediave dhe kur bëhet potencialisht i dëmshëm në rast të transmetimit të mëtejshëm pa arritur që të shpjegohet qartë se bëhet fjalë për tekst satirik. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca. Mirëpo, media që boton këtë lloj përmbajtjeje nuk mund të jetë në njërën nga listat negative vetëm për shkak të publikimit të këtij lloji të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others