[email protected]
Stefanoviq e Drecun pretendojnë pa fakte se emërimi i Jasharit në komandën e FSK-së, përbën rrezik për serbët e rajonin
shape
shape
shape

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ndrrimet në komanden e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) i kanë quajtura si të rrezikshme për serbët e Kosovës dhe për sigurinë e rajonit.

Këto pretendime të pabaza, këta dy zyrtarë të lartë serbë i kanë bërë duke komentuar emërimin Bashkim Jasharit në pozitën e komandantit të FSK-së.


Pjesë nga deklarata e Stefanoviqit publikuar në portalin në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”, e përkthyer në gjuhën shqipe:

Stefanoviq: Ndryshimi në krye të FSK-së është vetëm vazhdim i armiqësisë ndaj serbëve dhe kërcënim i ri për rajonin

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha për Kosova Online se Kosova Online nuk priste ndonjë zgjidhje personeli që do të bënte një ndryshim thelbësor në politikën e ndjekur nga institucionet e Prishtinës.

Siç tha Stefanoviq për Kosovën online, “gjithçka që kanë treguar në vitet e kaluara, e veçanërisht në dymbëdhjetë muajt e fundit, tregon se ata nuk mendojnë mirë, veçanërisht për serbët në Kosovë dhe Metohi, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit. “.

“Për fat të keq, është një paralajmërim se serbët janë të rrezikuar dhe se veprimet e pakuptimta, të rrezikshme dhe aventureske me armë në muajt e fundit kërcënojnë të destabilizojnë të gjithë Ballkanin, ndaj serbëve, por më duket edhe për jetën e të gjithë njerëzve që jetojnë në territorin e provincës sonë jugore”, tha Stefanoviq.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovo-online.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/stefanovic-smena-na-celu-kbs-samo-nastavak-neprijateljstva-prema-srbima-i-nova?fbclid=IwAR1wpcsZRFmZkr77J5hrslvUx5QAUmdDBqAy3YogTXte4L-hjL40Lp_vozc


Përveç Stefanoviqit, për komandatin e ri të FSK-së, reagoi edhe zyrtari tjetër serb, Milovan Drecun, i cili gjithashtu pa argumentuar me asnjë fakt deklaroi se komandanti i ri i FSK-së është i gatshëm për çdo gjë kundër popullit serb.

“Në Bashkim Jashari gjetën një person, një kriminel i cili do të jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet kundër popullit serb dhe të përdorë kapacitetet maksimale të FSK-së për të përfunduar spastrimin etnik të serbëve dhe si i tillë paraqet rrezik për sigurinë dhe sigurinë dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë dhe Metohi”, tha Drecun.

Drecun shtoi se komandanti i ri i FSK-së tashmë ka qenë objekt i interesit të KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe është në “Librin e Bardhë” të krimit të organizuar, të cilin KFOR-i e ka publikuar për nevoja të brendshme.

“Mund të supozohet se Bashkim Jashari do të jetë i gatshëm për të kryer urdhra të tillë, për të përdorur pajisjet apo personelin e FSK-së për aksione në veri pa miratimin e komandantit të KFOR-it”, tha Drecun.

Ai po ashtu ka deklaruar se Bashkim Jashari është pjesëtar i një prej klaneve kriminale më të forta në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovo-online.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/drecun-novi-komandant-kbs-spreman-na-sve-protiv-srpskog-naroda-30-11-2021?fbclid=IwAR25yT-sCIntfLxU-d4kLJOGHZ0ulubVFTgTGnaYFueOglCZs98dBo9nRHo


Analiza:

Zyrtarët serbë, Nebojsha Stefanoviq dhe Milovan Drecun kanë dhënë deklarata të pa bazuara në asnjë fakt rreth komandantit të ri të FSK-së, Bashkim Jasharit, duke pretenduar se ai do të jetë vetëm vazhdim i armiqësisë ndaj serbëve dhe kërcënim i ri për rajonin, si dhe një pjestar i një prej klaneve kriminale më të forta në Kosovë.

Gjithashtu, Drecun pretendon pa asnjë fakt se Jashari do të jetë i gatshëm për të përdorur pajisjet apo personelin e FSK-së për aksione në veri pa miratimin e komandantit të KFOR-it.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i ka vlerësuar këto deklarata si “teori konspirative”, pasi ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others