Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Petkoviq pretendon rrejshëm se “Kurti e Prishtina” kanë anuluar ngjarjet zyrtare në shenjë zie e nderimi për Faton Hajrizin

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Pretendohet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Prishtina zyrtare kanë manifestuar për dorasin nga Kosova, Faton Hajrizi, i cili dyshohet se vrau një zyrtar policor në Serbi.

Ky pretendim u bë nga Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Çka shkroi Petkoviq në llogarinë e tij në X (ish-Twitter)?

Kështu e manifestojnë Prishtina dhe Kurti kriminelin dhe terroristin që vrau policin serb Nikola Krsmanoviq! Ata anulojnë ngjarjet zyrtare në shenjë zie dhe e nderojnë atë. Vrasësit e serbëve për të ashtuquajturën Kosovë janë heronj!


Vegëza e postimit të publikuar nga Petkoviq:

https://archive.ph/rVfsE


Petkoviq në këtë postim ka bashkëngjitur vegëzën e artikullit të publikuar nga portali në gjuhën serbe “Kosovo-Online.com”, i cili flet për njoftimin e kryetarit të Komunës së Skënderajt, Fadil Nura për anulimin e mbrëmjes muzikore (19 korrik) në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës”.

Nura kishte njoftuar për anulimin e kësaj mbrëmjeje si shenjë nderimi për familjen e qytetarit të Skënderajt që u vra me 19 korrik në Serbi. (këtu)


Çka nuk shkon me pretendimin e Petkoviqit?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi i Petkoviqit nuk qëndron. Kjo për faktin se Nura nuk ka shpallë ditë zie për kosovarin e vrarë në Serbi, por ka anuluar mbrëmjen muzikore për nder të familjes së të vrarit dhe se i njëjti ishte qytetar i Skënderajt.

Gjithashtu, kryeministri Kurti, para se Hajrizi të vritej, kishte bërë thirrje që rasti të mos politizohej. (shih këtu)

“Autoritetet tona kompetente, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia, do ta informojnë publikun për gjendjen aktuale se ku jemi dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen. Edhe unë pres që të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse ne besojmë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë, nga pikëpamja e sigurisë, ligjore dhe profesionale”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për rastin e arratisjes së Faton Hajrizit në Serbi. Ai është shprehur se Hajrizi në Kosovë është trajtuar si kriminel, jo siç ka bërë Serbia me Millan Radoiçiqin, që e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në shtator të vitit të shkuar. (shih këtu)


Analiza:

Petkoviq ka pretenduar rrejshëm se Kurti e Prishtina zyrtare kanë anuluar ngjarje zyrtare në shenjë zie dhe nderim të qytetarit nga Kosova, që u vra dje (19 korrik) në Serbi nga policia e këtij shteti.

Pas kontrollit të fakteve, del se ky pretendim nuk qëndron. Ishte kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, i cili përmes një njoftimi ka bërë të ditur se si shenjë nderimi për familjen e të vrarit që ishte nga komuna e Skënderajt, është anuluar mbrëmja muzikore e paraparë të mbahej dje (19 korrik).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të Petkoviqit si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere