Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Policia e Kosovës ndaloi dy të mitur serbë për bluza me mbishkrime fyese, jo për simbolet e ekipit serb të futbollit “Ylli i Kuq”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Kanali në gjuhën serbe në Telegram “КОРИДОР” (KORIDOR), ka publikuar dje (1 shtator) një postim me pretendimin se Policia e Kosovës (PK) ndaluan një autobus që transportonte fëmijë në shkollë dhe në atë rast nxorën jashtë dy të mitur.

Në këtë postim pretendohet se të miturit serbë u ndaluan nga policia me arsyen se kishin veshur bluza me simbolet e klubit të futbollit nga Beogradi “Crvena Zvezda” (Ylli i Kuq) dhe të grupit të tifozëve të këtij ekipi “Delije”.

Cila është e vërteta?

Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info vërtetoi se përmbajtja e publikuar në Telegram është e manipuluar. Në realitet, të miturit kishin veshur bluza të fansave të klubit “Ylli i Kuq”, por me mbishkrime fyese, gjë që nuk bëhet e ditur në postimin e kanalit “KORIDOR”.


Hibrid.info gjeti artikullin e publikuar nga mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-Online.com”, i cili dje (1 shtator) raportoi për këtë rast.

Aty thuhet se, shefi i operativës rajonale për Mitrovicën Veriore, Petrit Fejza, foli për mediumin “Kosovo-Online.com”, ku sqaroi se dy të mitur, të moshës 15 dhe 16 vjeç, u ndaluan dje pasi Policia e Kosovës kreu një kontroll në një autobus shkollor në linjën Mitrovicë – Zubin Potok, dhe djemtë u ndaluan për shkak të mbishkrimeve fyese në bluzat që mbanin veshur.

“Sot policia hyri në një autobus shkollor që udhëtonte midis Mitrovica dhe Zubin Potoku, ku kontrolloi se çfarë lloj bluzash kishin veshur fëmijët, dhe me atë rast, dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç u ndaluan për veshjen e bluzave me mbishkrime fyese”, tha Fejza, duke shtuar se bluzat e nxënësve të shkollave të mesme kishin mbishkrimet “Çetnikët e Veriut” dhe “Ju luftoni, Veriu do të digjet”, me motive të tifozëve të “Yllit të Kuq”.

Analiza:

Kanali në gjuhën serbe në Telegram “КОРИДОР” publikoi një postim ku pretendonte se Policia e Kosovës ndaloi dy të mitur vetëm pse kishin veshur bluza me simbolet e klubit “Crvena Zvezda” (Ylli i Kuq).

Pas verifikimit të fakteve, rezulton se ky pretendim është i pavërtetë. Siç u sqarua nga PK, të miturit u ndaluan sepse në bluzat e tyre kishte mbishkrime fyese si “Çetnikët e Veriut” dhe “Ju luftoni, Veriu do të digjet”, bluza këto që janë të grupit të tifozerisë së skuadrës nga Beogradi “Ylli i Kuq”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere