Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk qartëson se në cilin shtet ka pasur inflacion të nivelit më të lartë

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (20 tetor) një artikull me titull “Inflacioni në nivelin më të lartë që nga pavarësia”.

Titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin në përmbajtje. Gjithashtu ky titull nuk qartëson vendin apo shtetin e origjinës së lajmit.

Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje. Pra, në përmbajtje përkufizohet se lajmi ka të bëjë me Kroacinë:

Norma e inflacionit në Kroaci, ndonëse me ritme më të ngadalta krahasuar me muajt e kaluar, duke mbetur ndër më të lartat në Evropë, me çmimet me pakicë që u rritën 12,8% në shtator, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tha Instituti kroat për Statistikat Kombëtare duke specifikuar se është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë që nga pavarësia e vendit, në vitin 1991.

Duke pasur parasysh se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), një titull i tillë përgjithësues mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të hamendësojnë se lajmi ka të bëjë me Kosovën.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/648799/inflacioni-ne-nivelin-me-te-larte-qe-nga-pavaresia/?fbclid=IwAR0jryHtaXMiuWRFLqrLOiQDje07hZhULMCt445kUHQb7fTkvlTpSBzyan0


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka gjetur këtë artikull të publikuar në disa media kroate. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me nivelin e lartë të inflacionit në Kroaci, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se një lajmi ka të bëjë me ndonjë zhvillim në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere