Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Portale të dyshimta sajojnë komente fyese në drejtim Kurtit

HIBRID

Portale të dyshimta pretendojnë rrejshëm se figura politike dhe publike ka bërë deklarata fyese në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndër emrat e apostrofuar janë ndërmarrësi Ramiz Kelmendi, deputeti i AAK-së Bekë Berisha dhe gazetari Valon Syla.

Hibrid.info ka analizuar vetëm disa prej këtyre artikujve të rremë, të publikuar ditët e fundit nëpër faqe të ndryshme në Facebook.

Titujt e këtyre shkrimeve janë të rreme, të cilat nuk përputhen në asnjë rast me përmbajtjen e tekstit.

Vegëzat e disa prej artikujve të tillë të publikuar në portalet e dyshimta:

https://todaykhobor.com/healthy/kelmendi-albini-seshte-asgje-perveq-shpiun-i-serbise-dhe-rusise/?fbclid=IwAR18A8eFsvlxV9qw2QIB7no1ccZXNX__kmrpdUUzY-y3Hv_3UFvUaX5zCgw
https://todaykhobor.com/healthy/kelmendi-albini-seshte-asgje-perveq-shpiun-i-serbise-dhe-rusise/?fbclid=IwAR18A8eFsvlxV9qw2QIB7no1ccZXNX__kmrpdUUzY-y3Hv_3UFvUaX5zCgw

https://gazetalajme.com/2021/04/16/ramiz-kelmendi-o-albin-ti-je-komunist-dhe-pis-o-burre/?fbclid=IwAR3XJ_KXTRoNwrWN1-0bDkKwBUGrzurBqMLF4IbajtqPt9rA3zMMJGKPZho
https://gazetalajme.com/2021/04/16/ramiz-kelmendi-o-albin-ti-je-komunist-dhe-pis-o-burre/?fbclid=IwAR3XJ_KXTRoNwrWN1-0bDkKwBUGrzurBqMLF4IbajtqPt9rA3zMMJGKPZho
https://breakingnews48h.com/?p=637&fbclid=IwAR0i8l7T5K6ylpnCyBbHOoni1hlH1xGcd85UQ-DhbwUXOlOPQU0f1Md08y0
https://breakingnews48h.com/?p=637&fbclid=IwAR0i8l7T5K6ylpnCyBbHOoni1hlH1xGcd85UQ-DhbwUXOlOPQU0f1Md08y0
https://specialja.com/lajme/2021/04/14/beke-berisha-dite-te-zeza-pe-presin-albin-kurtin-do-ta-godas-deri-sa-ta-shoh-qe-seshte-gjall/?fbclid=IwAR32kj4gMKV4kTnsHIXCRAJICeBhx0KtjloYDqARDb1wyELIIVdSxQgCC9s

“Albini është spiun i Serbisë”, “Albini është budalla më i madh” apo edhe “Ai është një komunsit”, janë disa nga titujt më të përdorur nga portalet e dyshimta të cilat krijojnë artikuj të rremë. Ndërsa në përmbajtjen e këtyre teksteve gjenden deklarata me përmbajtje krejt tjetër.

Këto shkrime tërheqin lexuesin të klikojnë në të, por edhe arrijnë të mbledhin numër të konsideruar të reagimeve dhe komenteve në Facebook, edhe pse në tekst nuk e ofrojnë atë që pretendohet në titull.


Analiza:

Portalet e dyshimta i krijojnë këta tituj të rremë, duke krijuar tituj të trilluar. Siç mund të konstatohet, titujt e vendosur në këta artikuj nuk janë të vërtetë, meqenëse deklaratat e pretenduara të këtyre personave, drejtuar kryeministrit Ablin Kurtit, nuk janë hasur në asnjë medium apo publikim më kredibil. Duke e ditur se Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje është fitues i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, kjo bënë që shumë lexues të reagojnë nëpër komente kur shohin artikuj me tituj të tillë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info i vlerëson këto shkrime si “dezinformata”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere