Të fundit | Sondazhi i rremë paraqitet si i realizuar nga një televizion Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pakonfimuar se Kurti i kërkoi Bondsteel-it të paguajë qira

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Në këtë përmbajtje interpretimi i një deklarate të Vjosa Osmanit, është paraqitur si fakt i kryer.

Publikohet një imazh me mbishkrimin “Kurti i kërkon Bondsteel-it të paguajnë qira”.

Imazhi me këtë mbishkrim u publikua të hënën (11 maj) në Facebook nga faqja me emrin “Mërgata me LDK-në”.

Postimi ka edhe një përshkrim, ku interpretohet pretendimi i mbishkrimit të imazhit.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Në këtë përmbajtje interpretimi i një deklarate të Vjosa Osmanit, është paraqitur si fakt i kryer.

Hibrid.info kontrolloi me anë të makinës së kërkimit “Google” me fjalët “Kurti i kërkon Bondsteel-it të paguajnë qira” (shih këtu).

Rezultatet pas këtij kërkimi nuk shfaqën burime informimi që konfirmonin pretendimin.

Artikulli që i përafrohej pretendimit, ishte ai ku raportohej se kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), Vjosa Osmani me anë të një deklarate, kishte lënë të kuptohej se Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka kërkuar qira për Bondsteel-in (shih këtu).

Në këtë përmbajtje sqarohet se ky deklarim nga Osmani, u bë në tubimin e LDK-së (10 maj), ku u zyrtarizua kthimi i Osmanit në këtë subjekt politik. Teksti gjithashtu përmban deklaratën e cituar drejpërsëdrejti të Osmanit.

Deklarata e Osmanit:

“Kush do ta kishte imagjinuar se të gjitha këto bëhen pengesë dhe frikë e arsye për bllokadë të shtetit tonë dhe zgjedhje të panevojshme. Kush do ta kishte imagjinuar që konsiderohesh pengesë sepse e do Kosovën si shtet ku ushtari i Kosovës mbron paqen krah për krah me ushtarin amerikan, e jo si një shtet ku politikanë të caktuar thonë se Bondsteel-it duhet t’i qesim e t’i kërkojmë qira”

Për të vërtetuar saktësinë e deklaratës së paraqitur në këtë tekst, hibrid.info kontrolloi fjalimin e Osmanit me anë të një video-materiali të tubimit, të publikuar në kanalin në Youtube, të agjencisë së lajmeve “KosovaPress” (shih këtu).

Nga ky video-material konfirmohet vërtetësia e deklaratës së cituar më lartë (shih këtu).

Megjithatë, sipas deklaratës së konfirmuar, vërtetohet po ashtu, se presidentja Osmani në deklarimin e saj, nuk i është referuar shprehimisht, kryeministrit Kurti.

Rezultatet tjera kanë treguar përmbajtje nga e kaluara ku ishte raportuar një deklaratë e Kurtit në vitin 2022, me anë të cilës ai ishte shprehur se kërkonte që Bondsteel-i të bëhej bazë e përhershme në Kosovë (shih këtu dhe këtu).


Kampi Bondsteel, i cili ndodhet pranë Ferizajt në Kosovë, është baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan (shih këtu).

Analiza:

Një imazh i publikuar në Facebook pretendon se Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që kampi ushtarak amerikan Bondsteel të paguajë qira.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, rezultoi se pretendimi i paraqitur në mbishkrimin e imazhit nuk është i konfirmuar.

Hulumtimi nuk gjeti deklarata publike apo burime kredibile që dëshmojnë se Kurti ka kërkuar nga Bondsteel-i të paguajë qira.

Përmes verifikimit u vërtetua se pretendimi bazohet në një deklaratë të bërë nga Vjosa Osmani gjatë një tubimi të LDK-së, ku ajo tha se “politikanë të caktuar” kanë thënë se Bondsteel-it duhet t’i kërkohet qira. Megjithatë, në deklaratën e saj ajo nuk e përmend drejtpërdrejt Kurtin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere