Të fundit | Faktet rreth gjykimit “Thaçi dhe të tjerët” dhe keqinformatat ndër vite Të fundit | Rikthehet pretendimi i rremë për “deklaratë” të Rifat Jasharit ndaj Edi Ram… Të fundit | Shtrenjtimi i biletave vs. digjitalizimi i shërbimeve Të fundit | NATO nuk tha se Kosova nuk u ftua në Samitin e Ankarasë për shkak të rrezik… Të fundit | Konferenca përmbyllëse e projektit “Bashkëpunimi me Media në Kosovë” Të fundit | Katër mënyrat se si bëhet keqinformimi për çështjet ekonomike Të fundit | Me video të vjetër, pretendohet rrejshëm për “futjen e armatimit nga Serbia… Të fundit | Semaforët në video nuk janë të shkrirë nga moti ekstrem Të fundit | Si mund të ndryshojë kuptimi i një fotografie? Shembull i kornizimit mediat… Të fundit | Publikohet deklaratë e pathënë e Trumpit për Kosovën
[ ARTIKULLI ]

Pretendim se “Thaçi do të lirohet në qershor”, i rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “todaykhobor.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT – Thaqi kthehet ne qershor? Ja kush e zbuloi”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar.

Në përmbajtje gjendet deklarata e analistit, Valon Syla, i cili në muajin janar kishte thënë që ka informacione se Hashim Thaçi do të kthehet nga Haga në muajin prill.

Megjithatë, ky portal i dyshimtë ka marrë të njëjtën deklaratë të vjetër të cilën e ka ndryshuar, duke pretenduar rrejshëm se Syla ka thënë që gjoja ai ka informacione se ish-presidenti i Kosovës do të kthehet në qershor nga Haga.

Teksti i artikullit të publikuar në “todaykhobor.com”:

Gazetari Valon Syla ka thënë se Hashim Thaçi do të kthehet në Kosovë në muajin qershor.Këto komente ai ka thënë në emisionin Pressing në T7.

“Kam informacione që Hashim Thaçi kthehet në qershor”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se në historinë e Kosovës janë vetëm dy figura që do të futen në historinë e vendit.

“Në historinë e Kosovës kanë me u mbajtë Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova”, ka shtuar ai.

Vegëza e artikullit të publikuar në “todaykhobor.com”:

https://todaykhobor.com/healthy/lajmi-i-fundit-thaqi-kthehet-ne-qershor-ja-kush-e-zbuloi/?fbclid=IwAR0YKAXSCySPXaTdfvZdQTLwnea-Vx5HSTPQ-vhnFisWA9ExxYgnptRFFZk
https://todaykhobor.com/healthy/lajmi-i-fundit-thaqi-kthehet-ne-qershor-ja-kush-e-zbuloi/?fbclid=IwAR0YKAXSCySPXaTdfvZdQTLwnea-Vx5HSTPQ-vhnFisWA9ExxYgnptRFFZk

Më poshtë mund të gjeni vegëzen me deklaratën origjinale të Sylës, dhënë në muajin janar në emisionin Pressing në televizionin T7.


Analiza:

Portali i dyshimtë “todaykhobor.com” ka përdorur një deklaratë të vjetër, të cilën e ka ndryshuar duke u munduar ta paraqesë atë si aktuale.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere