Të fundit | Titulli lë të kuptohet se lirimi i Thaçit me kusht është i sigurt Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin qershor 2026 Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026 Të fundit | Rishikimi i javës: Clickbait për rezultatet e AUV për “Vita”; mashtrim me I… Të fundit | Një llogari në TikTok me dhjetëra keqinformata me implikime fetare Të fundit | Pretendime të rreme se Edi Rama ka kërcënuar Kosovën dhe Albin Kurtin Të fundit | Jo projekti zyrtar, fotot e “stadiumit të ri të Kosovës” janë nga një konce… Të fundit | Si mund të dëmtohet reputacioni i një figure publike përmes pretendimeve të… Të fundit | Tituj çorientues mbi analizat e qumështit “Vita” Të fundit | Videoja ku Tërnava premton shërimin e diabetit për 24 orë është e gjeneruar…
[ ARTIKULLI ]

Titulli përgjithësues për rikthimi i masave mbrojtëse anti-COVID, mund t’i keqinformojë lexuesit kosovarë

HIBRID

Portali “Demokracia.com” ka publikuar një artikull me titull “Paralajmërohet: Kthehen masat antiCOVID”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se cili shtet ka paralajmëruar kthim të masave anti-Covid.

Detajet e lajmit qartësohen vetëm në përmbajtje, ku paraqitet deklarata e ministrit austriak të Shëndetësisë, Johannes Rauch rreth rikthimit të detyrimit për vendosjen maskës në këtë vend.

Duke ditur se ky portal publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se paralajmërimi për rikthim të masave anti-Covid ka të bëjë me shtetin kosovarë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Demokracia.com”:

Ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch njoftoi në një konferencë për shtyp se detyrimi për të mbajtur maska në të gjithë vendin do të rifutet si masë, transmeton Demokracia.com.

Për momentin, kjo do të zbatohet për hapësirat e mbyllura si supermarketet, transport publik, farmacitë dhe bankat.

Qyteti i Vjenës ka akses më të rreptë dhe maskat janë të detyrueshme në të gjitha hapësirat e mbyllura, përfshirë shitjet me pakicë dhe koncerte.

“Ne do të rifusim kërkesën për mbajtjen e maskës në ambiente të brendshme,” tha Rauch.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Demokracia.com”:

https://demokracia.com/paralajmerohet-kthehen-masat-anticovid/?fbclid=IwAR0dbSb_JiEiKfOe6jCrCHPVITdpNZw-iRz_X2JpiJB-7rDPMP55ftmAfxk


Analiza:

Portali “Demokracia.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me paralajmërimin për rikthim të masave anti-Covid në Austri, më saktësisht mbajtjen e maskave në ambiente të brendshme, por në titull nuk sqaron se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere