[email protected]
Pretendimet për çmimet e veshjeve të Presidentes dhe bashkëshortit të saj janë të pa argumentueshme
shape
shape
shape

Mediumi online “Demokracia.com” me datë 8 shkurt ka publikuar një artikull me titull “Zotëriu i Parë u hip skijave si të Schumacherit, i veshur me garderobë rreth 1 mijë euro”.

Në këtë artikull ky medium ka pretenduar se Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit kishte veshur rroba të shtrenjta të skijimit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Demokracia.com”:

https://demokracia.com/foto-zoteriu-i-pare-u-hip-skijave-si-te-schumacherit-i-veshur-me-garderobe-rreth-1-mije-euro/?fbclid=IwAR09uoBECrmLnTcUdEF0dz20SYZsg8kAODOoT0qKwxo9abfb2OXbxCL3CA8


Por pretendimi i ngritur përmes titullit dhe përmbajtjes së këtij artikull, nuk është bazuar në fakte konkrete.

Argumenti i autorit të artikullit fillon të ndërtohet duke u bazuar në etiketën e xhaketës që e mbanë veshur bashkëshorti i Presidentes Osmani, që është e prodhuesit “Helly Hansen”. Mirëpo, tutje në artikull nuk bëhet krahasimi me modelin të cilin e posedon Prindon Sadriu, por bëhet një analizë e çmimeve në treg të xhaketave të të njëjtës markë prodhimi, që sipas konstatimit të autorit variojnë nga 500 deri në 800 euro.

Open photo
Fotografia e vendosur brenda në artikull.

Përveç që nuk bënë krahasim me xhaketën të cilën e mbanë veshur Prindon Sadriu, edhe në analizën e çmimeve të kësaj marke të veshmbathjeve, nuk merr për bazë të gjitha modelet dhe, si rezultat i kësaj, nuk përmend modelet që kanë kosto më të ulët se 500 euro.

Hibrid.info ka arritur të gjejë disa katalogë online ku gjenden modele të xhaketave skijimi “Helly Hansen” me çmime më të ulëta, duke filluar nga afro 150 euro (shih këtu).

Edhe pretendimi se i lartcekuri dhe presidentja e vendit kishin pantallonat e njëjta të kësaj firme dhe se të tillat kushtojnë mbi 150 euro, nuk argumentohet me asnjë fakt, pasi që nuk dihet se prodhim i cilës firmë janë ato, pasi që nuk ka asnjë detaj identifikues, siç mund të ishte në këtë rast logo e prodhuesit.

Open photo
Fotografia e publikuar nga “demokracia.com” e edituar nga hibrid.info, nga ku nuk shihet ndonjë shenjë identifikuese.
No description available.
Fotografia e publikuar nga “demokracia.com” që ka shërbyer nga autori t’i bëjë krahasimet e modeleve të pantolonave.

“Demokracia.com” ka vazhduar tutje me pretendime të pabazuara në asnjë fakt, duke aluduar se helmeta që kishte në kokë Prindon Sadriu kushton nga 100 deri në 200 euro, ndërsa këtë pretendim e ka bazuar vetëm në rezultatet e gjetur në “Google” nga kërkimet me pyetjen sa kushton një helmetë skijimi.

No description available.
Rezultatet e kërkimit për helmeta të skijimit nga autori i artikullit

Ndërsa për çështjen e çmimit të skijave, autori i këtij artikulli ngritë çështjen se ato kanë mundur të jenë marrë me qira, por një palë skija të brendit “Head”, kushtojnë mbi 900 dollarë. Edhe ky pretendim nuk mbështetet në fakte, pasi në fotografinë ku shihen çmimet e këtij brendi të skijave, nuk gjenden modeli i njëjtë që kishte Sadriu.

No description available.
Fotografia e publikuar nga “demokracia.com” që ka shërbyer nga autori t’i bëjë krahasimet e modeleve të skijave

Bazuar vetëm në këtë fotografi të shkrepur në Brezovicë ku shihen Presidentja me bashkëshortin e saj dhe udhëheqësit të Ski Qendrës Brezovica, Sasha Iliq (këtu), mediumi online “Demokracia.com” ngritë edhe një çështje tjetër duke thënë se “Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu në Brezovicë siç duket kanë qenë mysafir të Sasha Ilic, i cili e drejton qendrën e skijimit”, edhe pse këtë pretendim nuk e bazon në asnjë fakt që e argumenton një gjë të tillë.


Analiza:

Portali “Demokracia.com” bazuar në një fotografi ku shihen presidentja Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadriun dhe një personi të tretë, ka ngritur një pretendim se “zotëriu i parë” kishte veshje skijimi që kalonin shumën pren 1000 eurosh.

Të gjitha këto pretendime të këtij mediumi, nuk janë argumentuar me fakte, pasi që të gjitha fotografitë e rrobave, nuk ishin të njëjtat me ato që kishte të veshura Sadriu.

Gjithashtu, “Demokracia.com” në fund të këtij artikulli pretendon pa fakte se Presidentja dhe bashkëshorti i saj siç duket kanë qenë mysafir të Sasha Iliq, i cili e drejton qendrën e skijimit në Brezovicë.

Hibrid.info ka verifikuar të gjitha faktet e paraqitura në këtë tekst dhe duke u bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull është vlerësuar si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others