Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia me dekorimet për muajin e Ramazanit nuk është nga Frankfurti, ajo është shkrepur vitin e kaluar në Londër

HIBRID

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Bota Islame” ka publikuar dje (5 mars) një imazh të një hapësire të dekoruar për muajin e Ramazanit.

Ndërsa në mbishkrim pretendon se “#Frankfurti mirëpret #Ramazanin”.

Mirëpo pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është gjetur se ky pretendim nuk qëndron pasi që fotografia është shkrepur vitin e kaluar në qytetin e Londrës dhe jo në Frankfurt.


Vegëza e imazhit të publikuar nga “Bota Islame”:

https://archive.is/8mR07#selection-467.0-476.0


Hibrid.info pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID” ka arritur të gjejë imazhin e njëjtë të publikuar në median sociale X (ish-Twitter), e publikuar me 18 mars të vitit 2023. (shih këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë edhe një fotografi të kësaj pjese të dekoruar në Londër, por nga një kënd tjetër, të publikuar në artikullin e mediumit britanik “theguardian.com”. (shih këtu)

Mediumi britanik këtë fotografi e ka publikuar më 21 mars të vitit të kaluar, në artikullin me titull “Sadiq Khan ndez dritat e para të Ramazanit në Londër në Piccadilly Circus”.

Gjithashtu, në përshkrimin poshtë fotografisë shkruan “Dritat e Ramazanit në Piccadilly Circus, Londër në prag të ditës së parë të Ramazanit të martën më 21 mars. Fotografia: Anna Gordon/Reuters”, çka dëshmon edhe njëherë faktin se pretendimi i faqes “Bota Islame” se këto pamje janë nga Frankfurti, nuk qëndron dhe se në fakt imazhi është bërë 1 vit më herët në nder të muajit të Ramazanit.

Screenshot nga artikulli i publikuar në Guardian.com


Ndërsa, sot gjatë ditës transmetuesi ndërkombëtar publik gjerman “Deutsche Welle” ka raportuar se këtë vit “Për herë të parë, qyteti gjerman i Frankfurtit do të festojë muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit duke ndriçuar një rrugë kryesore me gjysmëhëna, yje dhe fenerë”. (shih këtu)


Analiza:

Duke publikuar një fotografi të dekorimeve të vitit të kaluar për muajin e Ramazanit në kryeqytetin e Anglisë, një faqe në Facebook ka pretenduar se ato pamje janë nga qyteti gjerman Frankfurt të këtij viti.

Hibrid.info ka gjetur fotografinë origjinale të publikuar në median sociale X, dhe ka vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron pasi fotografia është e vjetër dhe nuk është nga Frankfurti.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere