Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Demantohet pretendimi se BE ka kërkuar nga Kurti të mos e dërgojë policinë në veri

HIBRID

Portali “demokracia.com” me datë 29 maj ka publikuar një artikull me titull “Zbulohet kërkesa e BE-së për Kurtin: Mos e ço policinë në veriun e Kosovës”.

Ky portal ka pretenduar se posedon një dokument ku thuhet se Bashkimi Evropian këshillon Qeverinë e Kosovës kundër çdo veprimi “provokues”, siç e cilësojnë ata, në komunat veriore. “Demokracia.com” pretendon se në ky raport i përpiluar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, është dal pas darkës së liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, pas publikimit të këtij raporti, ka reaguar BE-ja, ku zëdhënësi i saj, Peter Stano, ka demantuar një gjë të tillë duke thënë për portalin Klankosova.tv se një dokument i tillë nuk është shkruar nga ata.

“Zakonisht nuk i komentojmë raportet e mediave në lidhje me dokumentet e pretenduara të BE-së, në këtë rast të veçantë “dokumenti” është një falsifikim i plotë dhe diçka e tillë nuk u prodhua kurrë nga BE”, ka thënë Stano.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalin “demokracia.com”:

Sipas dokumentit të cilin e posedon Demokracia.com, BE-ja këshillon Qeverinë e Kosovës kundër çdo veprimi “provokues”, siç e cilësojnë ata, në komunat veriore.

“Përfaqësuesi i Lartë do t’i bëjë thirrje Qeverisë në Prishtinë kundër çdo veprimi provokues në komunat veriore. Konkretisht, z. Kurti do të këshillohet që të mos ndërmarrë ndonjë operacion policor që synon mbledhjen e faturave të energjisë elektrike në komunat veriore, që mund të provokojnë tensione të mëtejshme me popullsinë lokale”, thuhet në raportin e BE-së.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “demokracia.com”:

https://demokracia.com/zbulohet-kerkesa-e-be-se-per-kurtin-mos-e-co-policine-ne-veriun-e-kosoves/

Më poshtë mund të gjeni reagimin nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për “klankosova.tv”:

https://klankosova.tv/1dokumenti-pas-darkes-te-lidereve-te-ballkanit-be-falsifikim-i-plote-nuk-e-kemi-perpiluar-ne/?fbclid=IwAR1yCS3IM25XvUHiCwmv-PClJOmVeAq416xsQsS3NLCRteJ7VcZlYb5JvQI


Analiza:

Portali “demokracia.com” ka publikuar një raport ku pretendon se është i dalur nga BE-ja, pas darkës së liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku thuhet se Bashkimi Evropian këshillon Qeverinë e Kosovës kundër çdo veprimi “provokues”, siç e cilësojnë ata, në komunat veriore.

Por, një gjë e tillë është hedhur poshtë nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se ky dokument është një falsifikim i plotë dhe diçka e tillë nuk u prodhua kurrë nga BE.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, artikulli i publikuar nga “demokracia.com” vlerësohet si “përmbajtje e pa verikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere